Raporti, APKE: Zgjedhja e presidentit mund të luajë rol normalizues për Shqipërinë

Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës
Klima politike në Shqipëri vazhdon të jetë e tensionuar dhe armiqësore por nga ana tjetër ka qëndrime konstruktive mes forcave politike. Kështu thuhet në raportin e monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti është hartuar nga bashkëraporterët Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco.
Sipas informacioneve të mbledhura prej tyre gjatë vizitës në 2-4 prill të këtij viti në Tiranë, thuhet se ka një sjellje të re bashkëpunimi mes forcave politike lidhur me marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE.
Në raport theksohet se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri mund të luaj një rol të rëndësishëm normalizimi nëse forcat kryesore arrijnë të zgjedhin një kandidat të përbashkët.
Zgjedhjet presidenciale janë të shumë të rëndësishme veçanërisht për shkak të kontekstit të klimës aktuale politike. Për këtë ka një rëndësi dyfishe. Së pari është e rëndësishëm që të mos bëhet burim i një krize apo fërkimi të ri politik siç ishte rasti për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Së dyti, presidenti duhet të zgjidhet me mbështetjen e mazhorancës dhe opozitës në mënyrë që të plotësojë rolin ndërmjetësues dhe unifikimin që parashikon Kushtetuta., thuhet në raport.
Në këtë kontekst nënvizohet se forcat kryesore politike duhet të arrijnë një marrëveshje konsensuale dhe një kandidat për postin e Presidentit të pranueshëm nga të dy palët. Gjithashtu në raport thuhet se zgjedhja e Jozefina Topallit në krye të shtetit do të përbënte provokim për Partinë Socialiste. /F.Stafa/