Kryeministri Thaçi viziton Japoninë

Hashim Thaçi / Foto arkiv
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga 6 deri më 9 qershor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Japoni, njofton kabineti i tij.
Gjatë qëndrimit në Tokio, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda; me ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba; ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano; si dhe do të vizitojë Odën Japoneze të Ekonomisë dhe Industrisë.
Fokusi kryesor i të gjitha takimeve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Japonisë, do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi, thuhet se do të ritheksojë ftesën e qeverisë së republikës së Kosovës për investitorët japonezë për të investuar në Republikën e Kosovës, duke pasur për bazë krijimin e mundësive të favorshme për investime të huaja në shtetin më të ri në Evropë. / REL