Robertson: Turp që Maqedonia nuk u ftua në NATO

"Është turp që Maqedonia nuk mori ftesë në Samitin në Chicago. Bllokimi i vazhdueshëm i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është i i pa-arsyetueshëm", vlerëson ish-sekretari i përgjithshëm i Aleancës, George Robertson.
"Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim dhe luan një rol jo-proporcional në trupat paqësore të operacioneve të NATO-s. Vetë kjo nënkupton anëtarësim. Në vitin 2001 Maqedonia u ballafaqua me një sfidë reale për Evropën, por edhe për botën. Me forcat e veta arriti që të tejkalojë një konflikt, me një marrëveshje që është shembull për shumë breza", tha Robertosn.
Ai i kritikon anëtaret e NATO-s që nuk gjetën mënyrë se si ta fusin Maqedoninë në Aleancë, sepse sipas tij vendi nuk mund ta zgjidhë vetë kontestin me Greqinë.