Raporti, Haxhinasto: Marti abuzon me prestigjin e KE
TIRANE- Ministri i Jashtëm Shqiptar Edmond Haxhinasto deklaron se raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, nuk ka pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur, qoftë në procesin hetimor, qoftë edhe atë çfarë ka qenë realiteti i zhvillimeve për çështjet që trajton raporti.
Shefi i Diplomacisë shqiptare shkon më tej duke e quajtur raportin “një rast abuzimi në mënyrë flagrante me prestigjin, reputacionin e përgjegjshmërinë e Këshillit Europian”.
Ndërsa hartuesit e raportit i quan “persona të motivuar thellësisht politikisht dhe që mban qëndrime të papërgjegjshme, që implikojnë jo vetëm persona, por edhe shtete, në çështje që nuk kanë asnjë bazë faktike.”
Raporti i Dik Marti, mbi të cilat u bazua dhe draft-rezoluta e miratuar nga Komisioni i Ligjeve i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Raport akuzon liderët kosovarë përfshirë këtu dhe kryeministrin Hashim Thaçi për trafik organesh njerëzore dhe krime të tjera në përfundim të konfliktit në Kosovë.
Sipas shefit të diplomacisë shqiptare raporti është i pabazuar në fakte, prova apo realitet.
“Ajo çfarë është më problematikja, nuk ka pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur, qoftë në procesin hetimor, qoftë edhe atë çfarë ka qenë realiteti i zhvillimeve për çështjet që trajton raporti.”- ka thënë ministri i jashtëm në një intervistë të botuar dje në faqen online të Radio Europa e Lirë.
Ai ka shprehur “keqardhjen” që një person si zoti Marti të mbajë qëndrime të tilla, “politikisht të motivuara dhe të shfrytëzojë një platformë të respektuar, siç është ajo e Këshillit të Evropës - një institucion që qëndron si ruajtës, si gardian i parimeve të etikës dhe realizmit - për të paraqitur akuza të tilla që, siç e thashë, janë krejtësisht të pabazuara dhe nuk pasqyrojnë realitetin.”
Pyetjes se a janë gati autoritetet shqiptare për hetime të reja, në rast se një gjë e tillë do të kërkohet, Haxhinasto i është përgjigjur se “institucionet shqiptare kanë qenë gjithmonë të përgatitura dhe e vërteta është se ato i kanë ofruar edhe zotit Marti personalisht bashkëpunimin e tyre për t’i realizuar hetimet e nevojshme. Këto hetime janë realizuar. Hetime janë realizuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi dhe konkluzioni i tyre ka qenë se pretendimet si këto, të këtij raporti, janë krejtësisht të pabazuara dhe të pavërteta.”
Zoti Haxhinasto ka shtuar se në kuadër të reagimeve të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, edhe institucionet e drejtësisë “duhet ta thonë fjalën, për të treguar pavërtësinë e pretendimeve që janë paraqitur në këtë raport.”
(s.g/BalkanWeb)