E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten temperaturat Bora kthehet në shi, të lira akset kryesore

TIRANE- Rritja e ndjeshme e temperaturave kanë ndikuar në përmirësimin e motit. Rreshjet e borës janë transformuar në rreshje shiu në pothuajse gjithë vendin duke lehtësuar dhe qarkullimin e mjeteve në akset kryesore nacionale. Mbeten problematike komunat e thella dhe lëvizja e mjeteve në akset që lidhin qytetet me këto komuna. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në këto akse.
Në Pukë
Rritja e ndjeshme e temperaturave ka transformuar reshjet e borës në shi. Korrespondeti i NEËS24 raporton se shkrirja graduale e rreshjeve të borës do të cojë në rritjen e prurjeve në kaskadën e Drinit.
Në të gjithë segmentet rrugore ka prezencë akulli. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes dhe të lëzivin me zinxhirë.
Në Dibër
Akset janë të mbuluara nga dhe ngrica- akulli. Akset Peshkopi- Klos, Qafa e Bualli- Krastë kalohet vetëm me zinxhirë. Në Dibër mbeten të bllokuara komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë. Në rrethin e Bulqizës është e bllokuar komuna Trebishtë, Ostren, dhe disa fshatra të komunës Zvecan. Në rrethin e Matit komunat e bllokuara janë Xibër, dhe Macukull. Kjo e fundit prej 18 ditësh e izoluar nga rrëshqitjet e tokës dhe rreshjet e borës.
Në Kukës
Rreshjet e borës janë transformuar në rreshje shiu. Akset nacionale janë shkrirë akulli dhe është i lirë qarkullimi. Në akset që lidhin komunat kalimi bëhet vetëm me zinxchirë.Mbeten të bllokuar GrykëCaj, Zapod, Arrën dhe
Të Bllokuar Markgegaj, e Lekbibaj. Punohet për të mbajtur në funksion të plotë aksin nacional Morinë – Tuneli i Kalimashit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›