E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti Marty Thaci e ka nje rruge per te provuar pafajesine

Para zgjedhjeve Serbia e deshironte si bashkebisedues Hashim Thacin. Para votimeve Tadic deklaroi se nese me votime demokratike ndryshon skena politike ne Kosove pra ndryshohet Thaci nuk do te bej bisedime me Kosoven. Tani qe skena nuk u ndryshua dhe deshira e Serbise qe ta kete Thacin bashkebisedues u realizua Serbia me raportin Marty filloi shantazhin mbi Thacin bashkebiseduesin e zgjedhur me Serbine. Ky shantazh u forcua duke u bere qendrim i KE

Hysamedin Feraj

Nese Thaci ben leshimet qe kerkon Serbia do te dale i pafajshem hetimet nuk do te gjejne fakte dosja do te mbyllet per tu rihapur kur ti interesoj politikes. Nese Thaci rezisiton faktet do te gjenden.

Thaci ka nje rruge per te provuar pafajesine te pervetesoje qendrimin e VV lidhur me negociatat me Serbine nuk ka negociata pa njohjen e pavaresise se Kosoves nga Serbia. Hic Rhodus hic salta. Sa kohe Serbia nuk njeh ekzistencen e shtetit te Kosoves nuk mund te behet asnje marreveshje me mosekzistuesin. Pranimi i negociatave para njohjes se pavaresise eshte pranimi i statusit te Kosoves si krahine autonome e Serbise si e definon edhe kushtetuta serbe dhe negociata jane degjim i shqetesimeve te krahines nga udheheqja qendrore serbe ne Beograd ndersa Thaci perfaqesuesi krahinor qe shkon te shpreh hallet e krahines ne kryeqytet.

Nese Thaci nuk pranon negociata para pranimit te pavaresise nga Serbia dhe del i pafajshem lidhur me raportin Marty atehere vertete eshte i pafajshem. Nese del i pafajshem mbasi te pranoj negociatat e padrejta me Serbine atehere mbetet se raporti Marty eshte i vertete se Thaci u dorezua para shantazhit nga qe e di se faktet e bejne fajtor dhe nuk mund ti shpetoj denimit e ta humbe pushtetin krahinor qe mban tani. Pra raporti eshte i vertete por mbyllet nga politika dhe realizimi me Thacin i interesave te Serbise. Kjo e le Thacin fajtor.

Mbrojtja e deritashme e Thacit me shprehjet se po sulmohet populli shqiptar dhe UK nuk kane asnje vlere. Thaci nuk eshte populli shqiptar dhe Thaci nuk eshte UK. Prirja e cdo individi per tu barazuar me popullin dhe UK eshte e gabuar teorikisht dhe e demshme praktikisht. Thaci si kryeminister dhe politikan e ka demtuar si popullin ashtu edhe UK-ne. Ne mos te terin se paku pjeserisht. ka do te thote se e shumta mund te identifikohet me popullin dhe UK-ne vetem pjeserisht. Pjese te tera te popullit dhe te UK-se u vjen turp te identifikohen me Hashim Thacin. Po ashtu eshte normale qe nje popull qe ndeshkon edhe heronjte e vet vetem sepse do drejtesine edhe ne lufte nuk njolloset por deshmon pjekuri seriozitet e dinjitet. SHBA i ndeshkon edhe heronjte e vet nese gjate luftes kane kryer veprime te kundramoralshme e te kundraligjshme qofte edhe me urdher. Kjo nuk e ule dinjitetin e popullit amerikan dhe as te ushtrise amerikane. Kjo e rrite kete dinjitet dhe besim te popujve e te vendeve te tjera tek SHBA. As vet Raporti Marty nuk e barazon veprimtarine e Grupit te Drenices dhe te Hashim Thacit me popullin e Kosoves dhe gjithe UK-ne.

Nuk ka asnje arsye qe populli shqiptar dhe UK te barazohen me Thacin dhe veprimet e mundshme te denueshme te Thacit tia mveshin vetes si barre dhe faj. Madje kjo duhet te vleje per cdo person dhe organizate te pjesshme.

Suksesi i diplomacise serbe per ta pasur Thacin bashkebisedues te shantazhuar te Kosoves perforcuar me presion nderkombetar duhet ti shtyj shqiptaret te kene perkrahjen nderkombetare per negocioata te barabarta me Serbine dhe te jo te marrin mbi vete faje qe nuk i takojne e ti shpetojne politikanet e zhantazhuar te Kosoves qe Serbia i do si bashkebisedues.

Fajesia dhe pafajesia e Thacit nuk provohet ne rruge gjyqesore qofte edhe gjykate nderkombetare. Fajsia dhe pafajsia e tij varet nga qendrimi lidhur me negociatat e Kosoves me Serbine.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›