E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkatesi fetare e regjistruar

/ /

NgaEDMOND TUPJA

Te dielen e kaluar me 19 dhjetor ne faqen 4 te Panorames syri me zuri shkarazi fare shkarazi titullin Dule Minoriteti kerkon regjistrimin e etnise dhe te fese. I nxitur nga njefare kureshtjeje - them njefare sepse si ateist qe jam nuk me interesojne ceshtjet e besimit dhe aq me pak ato te feve sot ne bote numerohen rreth dhjete mije te tilla nga te cilat nje mije te institucionalizuara. E lexova shkrimin ne fjale ku flitej per regjistrimin e ardhshem te popullsise ne...

...Republiken e Shqiperise dhe per kerkesen e zotit Dule si kryetar i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut a thua se partite e tjera shqiptare nuk jane bashkime nder te tjera edhe per te drejtat e njeriut qe regjistrimi duhet te jete i plote dhe te shenohen te gjitha elementet si gjuha perkatesia fetare etj..
Perkatesia fetare... Ja nje ceshtje qe ka bere te derdhen lumenj fjalesh e boje prej jo pak kohesh pikerisht se ka te beje me lirine e ndergjegjes. Ne emer te kesaj lirie individi qe jeton ne nje shoqeri te lire demokratike ka te drejte te vendose te besoje ose te mos besoje ne ekzistencen e Zotit. Po te vendose te besoje atehere ai gezon edhe lirine e kultit d.m.th. zgjedh fene qe do te perqafoje. Por ai gezon edhe lirine e te nderruarit fe ose te te hequrit dore nga cdo besim fetar duke u kthyer ne ateist ose ne agnostik. Ne historine e popujve njihen raste si ai i shqiptareve kur popullsi te tera nderronin fe emer e mbiemer sidomos me mberritjen e pushtuesve te ndryshem sigurisht nga frika interesi pragmatizmi inercia padija ose edhe nga nje bindje shpirterore me e motivuar te themi metafizike. Le te kujtojme lidhur me kete pohim rastin e permendur nga Ismail Kadareja ne romanin e tij Kronike ne gur kur njeri prej personazheve me emrin Jorgo Pula shqiptar nga Gjirokastra e nderroi tri here emrin gjate Luftes se II Boterore kur erdhen italianet ne qytetin e tij e beri Xhorxho Polo kur e pushtuan greket e beri Jorgos Pulos kur ia behen gjermanet e beri Jurgen madje shton Kadareja kishte edhe nje emer rezerve ne rast pushtimi japonez Jogura. Shyqyr qe Al-Kaeda me Bin Ladenin nuk ekzistonte asokohe se do ta kishte sajuar edhe ndonje emer mysliman.
Problemi i regjistrimit te perkatesise fetare me duket disi i koklavitur nder te tjera edhe per nje arsye te thjesht krejt nese sot une regjistrohem si katolik kush me garanton se neser nuk do te me mbushet mendja te kthehem ne ortodoks Mirepo disa kohe pas kesaj une mund te deshiroj te kthehem ne mysliman mandej pas disa muajsh ne budist me vone ne cifut me tej ne ateist mandej ne agnostik e keshtu me radhe deri ne nje mije per te mos shkuar deri te dhjetemijeshi. I bie kesisoj qe une si individ me x gjendje civile ta regjistroj shume shpesh perkatesine time fetare nderkohe qe regjistrimet e popullsise behen nje here ne kater pese apo dhjete vjet. Mos valle duhet te pres per te nderruar fe qe te mbushen kater pese apo dhjete vitet ne fjale Por kjo do te quhej shkelje e te drejtes per te ndryshuar besimin fetar nderkohe qe flitet per qarkullim te lire te ideve
Pervec sa me siper nese babai i nje te porsalinduri apo te porsalindure eshte ta zeme mysliman ndersa e ema ta zeme katolike cila i bie te jete perkatesia fetare me te cilen keta prinder do ta regjistrojne foshnjen e tyre Sigurisht qe te dy mund te merren vesh midis tyre por edhe e kunderta mund te ndodhe. Kush duhet te vendose ne kete rast Gjykata Apo do te percaktohet me hedhje ne short
Rrjedhimisht do ti isha shume mirenjohes zotit Dule sikur te mendohej pakez me thelle lidhur me regjistrimin e perkatesise fetare te qytetareve te vendit tim dhe te mos shtyhej nga motive le te themi pragmatizmi politik me qitje te afert te mesme apo te larget lidhur me temen ne fjale. I kujtoj atij se ky lloj pragmatizmi rrezikon te komprometoje deri diku ne syte e shqiptareve te ardhmen e partise qe ai drejton. Gjithsesi e siguroj kryetarin e PBDNJ-se se diten kur do te me duhet te regjistrohem si qytetar i Republikes se Shqiperise une Edmond Tupja do te jem ne dileme te madhe te regjistrohem si ateist apo per ti paraprire cdo ndryshimi te bindjeve te mia lidhur me fete te regjistrohem me perkatesi ateisto-agnostiko-pagano-cifuto-budisto-muslimano-ortodokso-katolike-etj. etj. etj. ne menyre qe te mbroj te drejten time per ta gezuar plotesisht lirine time te ndergjegjes si edhe eventualisht ate te kultit nese nje dite me shkrep te heq dore nga ateizmi im humanist per te siguruar perjetesine ne qiell ndonese sic thote frengu Perjetesia eshte pak e merzitshme sidomos andej nga fundi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›