Raporti, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria përplasen sërish
TIRANE – Vijon përplasja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionit të Prokurorisë. Akuza të njëpasnjëshme janë përcjellë prej disa ditësh, pas publikimit të raportit të MD-së mbi inspektimet e kryera në organin e akuzës. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të ligjit.
PROKURORIA: RAPORTI I MINISTRISË SË DREJTËSISË SHKEL KUSHTETUTËN
Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se raporti i fundit i Ministrisë së Drejtësisë, mbi inspektimet e kryera në prokurori, ka devijuar nga konteksti, ka përgjithësuar faktet dhe ka përdorur një gjuhë që sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë më agresive sigurinë publike të qytetarëve.
Mësohet se raporti i Ministrisë së Drejtësisë është diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë ku u nënvizua se “ky raport në tërësinë e tij ka mungesë profesionalizmi, duke marrë një formë tendecioze.”
Sipas prokurorisë, natyra tendencioze e raportit vërehet në disa pika, si: “përgjithësimi i fakteve, duke i ngritur deri në rangun e rekomandimeve të bazuara vetëm në kontrollin e 121 procedurave penale në prokurorinë e shkallës së parë, kontrollin e 532 procedimeve të gjykuara në apel, përdorimin e të dhënave statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2011, duke raportuar për gjendjen e kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Madje të dhënat statistikore të Prokurorisë janë manipuluar, duke paraqitur shifra ndryshe nga çfarë janë në realitet.”
Për Prokurorinë, Ministria e Drejtësisë ka dhënë konkluzione për ligjshmërinë e vendimeve të mosfillimit, vendimeve te pushimit, vendimeve të dërgimit në gjykim dhe të regjistrimit të procedimeve penale, duke dalë jashtë kontekstit të nenint 56, pasi për ligjshmërinë e vendimmarrjes se prokurorëve vendosin gjykata ose prokurori më i lartë.
Më tej, organi i akuzës vlerëson se “për sa i takon politikës së dënimit, MD ja faturon Prokurorisë, ku në fakt nuk është prokuroria që bën politikën e dënimit, por gjykatat me vendimet e tyre.
Prokuroria akuzon Ministrinë e Drejtësisë për përdorimin e një gjuhe që sipas organit të akuzës, sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyre më agresive sigurinë publike të qytetarëve, asgjëson qëllimet e dënimit penal dhe minon besimin publik tek efektiviteti i ndjekjes penale.
MINISTRIA E DREJTËSISË:RAPORTI VJETOR PËRMBAN FAKTE TË VERIFIKUARA
Pas akuzave të Prokurorisë ndaj Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me inspektimet e kryera në organin e akuzës, ka ardhur reagimi i Ministrisë.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se reagimi i sotëm i Prokurorisë bie ndesh jo vetëm me situatën e fakteve, por edhe me besimin publik tek organi i ndjekjes penale.
Ministria e Drejtësisë i konsideron të pabaza pretendimet e Prokurorisë për raportin e këtij institucioni, pasi faktet e paraqitura janë të verifikuara dhe çdo konkluzion i nxjerrë përmban arsyetimin ligjor të faktit të konstatuar.
“Ministria e Drejtësisë rikonfirmon besimin e saj se parimi i ndarjes së pushteteve, siç ka interpretuar edhe Gjykata Kushtetuese, nuk duhet kuptuar që çdo pushtet është i mbyllur dhe i pakontrolluar nga askush. Ndarja e pushteteve midis tri degëve të qeverisjes garantohet vetëm nëpërmjet sistemit të kontrolleve dhe ekuilibrave, i cili garanton përgjegjshmërinë e institucioneve ndaj ligjit, transparencën publike të tyre dhe rrit besimin publik tek shteti i së drejtës.”- thuhet në njoftimin e MD-së.
Ministria e Drejtësisë hedh poshtë gjithashtu pretendimin për manipulim të shifrave, ndërsa thekson se veprimtaria e kësaj ministrie është e orientuar për respektimin e shtetit të së drejtës ku sundon ligji.
Ministria rikonfirmon se në fokus të inspektimeve të kryera ka qenë verifikimi i ligjshmërisë së prokurorisë në përputhje me kompetencat ligjore. Objekti i inspektimeve është përcaktuar në përputhje me shqetësimin dhe ankesat e publikut, mbi ushtrimin e një politike penale të gjatë vitit të kaluar nga prokuroria, duke aplikuar masa të ulëta dënimi.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, “hartimi i raportit vjetor të Ministrit të Drejtësisë drejtuar Kuvendit përmban fakte të verifikuara përgjatë inspektimeve në terren të zhvilluara nga Ministria e Drejtësisë përgjatë një viti. Çdo fakt i paraqitur në të dhe çdo konkluzion i nxjerrë bazuar në faktet e paraqitura gjen mbështetje në inspektimet e veçanta të zhvilluara. Çdo konkluzion i nxjerrë përmban arsyetimin ligjor të faktit të konstatuar.”
RAPORTI, MINISTRIA E DREJTËSISË: INA RAMA SHKELI LIGJIN
Ministria e Drejtësisë, pas një inspektimi të hollësishëm akuzon Prokurorinë e Përgjithshme se ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin në rastin e hetimit të çështjeve nga ana e prokurorëve të cilët nuk kanë respektuar afatet ligjore.
Sipas raportit të kësaj ministrie, i cili i është dërguar anëtarëve të komisionit parlamentar të ligjeve, thuhet tekstualisht se: “Qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë është se qëndrimi i Prokurorisë së Përgjithshme përbën pengesë të ushtrimit të mekanizmave kushtetues dhe ligjorë të kontrollit të pushteteve dhe organeve kushtetuese. Prokurori i Përgjithshëm në 3 raste ka kundërshtuar kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë me argumentin se janë në kapërcim të kompetencave të parashikuara në nenin 56 të ligjit për prokurorinë. Në 10 raste kontrolli, Prokurorit të Përgjithshëm i është rekomanduar nisja e procedimit disiplinor për 59 prokurorë”.
Në raport thuhet se, nëpërmjet 16 kontrolleve të ushtruara është inspektuar veprimtaria e 12 prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit. Konkretisht, rrethet gjyqësore të Dibrës, Elbasanit, Korçës, Kukësit, Kurbinit, Pogradecit, Shkodrës, Tiranë, Vlorë dhe Shkalla e Parë për Krimet e Rënda dhe 2 Prokurori Apeli në Durrës dhe Tiranë.
Gjithsej janë kontrolluar 653 procedime penale nga të cilat 121 në shkallën e parë dhe 532 procedime në apel. Inspektimet e zhvilluara kanë në periudhën e raportimit kanë mbuluar procedime penale të viteve 2005 deri në 2011. Nga 121 procedime penale të kontrolluara në shkallën e parë janë konstatuar me shkelje 49 procedime që i atribuohen 59 prokurorëve. Në 2 rastet e tjera u identifikuan shkelje të ligjit nga 6 prokurorë për të cilët kishin kaluar afati 3-vjeçar i parashikimit të përgjegjësive disiplinore. Nga 532 procedime penale të kontrolluara në apel janë konstatuar me shkelje 28 procedime që i atribuohen 13 prokurorëve. Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, ky tregues në apel është i limituar vetëm për politikën e dënimit sepse kontrolli u ushtrua me këtë objekt.
Në relacionin e Ministrisë së Drejtësisë bëhet e ditur se hetimet paraprake janë zgjatur përtej afateve ligjore të parashikuara në kodin e procedurës penale për 11 çështje. Në disa raste vendimet për zgjatjen e hetimeve paraprake përpilohen formalisht duke mos treguar në mënyrë të plotë shkakun e kompleksitetit të çështjeve apo pamundësive objektive për përfundimin e veprimeve hetimore paraqitjen identike në tekst me ndryshim vetëm të datës së nxjerrjes së tyre. Më tej thuhet në reapcion se shkeljet e afatit hetimor dhe zvarritja e hetimeve deformojnë në praktikë procesin e rregullt ligjor të mbrojtur nga nenet 28, 31 dhe 42 të Kushtetutës si dhe neni 6 i KEDNJ-së.
Sipas raportit, ato dëmtojnë rëndë përfundimin e procesit penal brenda një afati të arsyeshëm dhe duke sjellë pasoja edhe në të drejtën efektive të mbrojtjes në një proces penal. Shkelja e të drejtave themelore të subjekteve të procedimit penal është konstatuar në 16 çështje. Këto çështje janë konstatuar se kryhen nga prokurorët në çdo fazë të procedimit penal, në hetimet paraprake, në gjykimin dhe në ekzekutimin e vendimeve penale. Dërgimi administrativ i vonuar në gjykatë i çështjes penale pa shkaqe të dokumentuara ka vetëm një përfundim: Vonesa përdoret për të harruar në publik ngjarjen e ndodhur. Sipas raportit në këtë rast drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Raporti, sërish akuza të ndërsjella Ministri e Drejtësisë-Prokurori