E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jibril: Perëndimi e ka braktisur Libinë

BRUKSEL - Ish-kryeministri i Libisë ka shprehur shqetësimin se Perëndimi e ka “braktisur” vendin e tij, pas rënies së ish-liderit, Muammar Gaddafi, vitin e kaluar.

Mahmoud Jibril, duke folur në Bruksel, ka tërhequr vërejtjen se vakuumi politik dhe i sigurisë në Libi dhe kushtet aktuale, mund t’i sjellin ekstremistët në pushtet.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton nuk është pajtuar me komentet e Jibrilit, i cili ka dhënë dorëheqje në tetorin e kaluar, pasi që shërbeu si kryeministër i përkohshëm në Këshillin Kombëtar Tranzitor të kryengritësve.

Ashton ka thënë se përkushtimi për Libinë “vazhdon absolutisht”, për të shtuar se ndihma për zhvillimin e vendit po ashtu do të vazhdojë.

Libia me institucionet e saj të dobëta, përballet me sfidat e post-konfliktit, përfshirë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga disa personalitete në lindje të Libisë, që ka rritur frikën se mund të çojë në ndarjen e vendit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›