“Lidhja e shqiptarëve të pakënaqur”, partia e ish të përndjekurve
TIRANE - Më 22 maj ish të përndjekurit do të krijojnë partinë “Lidhja e shqiptarëve të pakënaqur”. Për këtë qëllim ish të përndjekurit politik kanë zhvilluar një takim në Laprakë, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikës shqiptare, që sipas tyre për 20 vjet nuk ka bërë asgjë për këtë shtresë.
“Të gjithë bashkëvuajtësit, të gjithë të burgosurit politikë, të gjithë shqiptarët e ndershëm , kudo që janë, ne në datën 22 maj, në burgun e Spaçit ku është bërë revolta në vitin 1973, do t’u tregojmë shqiptarëve të vërtetën. Gjatë 22 vjetëve kemi folur sa jemi lodhur dhe nuk kanë dashur të na fusin në jetë.”- deklaruan përfaqësuesit e ish të përndjekurve.
(er.nu/news24/BalkanWeb)