Medvedev: Annan, mundësia e fundit kundër luftës civile në Siri
MOSKË - Presidenti rus, Dmitri Medvedev theksoi sot se misioni i Kofi Annan mund të ishte mundësia e fundit për të shmangur një luftë civile në Siri dhe shtoi se Rusia do të jepte çdo ndihmë të mundshme, theksuan agjencitë ruse të lajmeve.
''Ndoshta, për Sirinë është mundësia e fundit për të shmangur një luftë civile të përgjakshme'', theksoi ai gjatë një takimi me Annan në Moskë.
"Ne do të japim çdo lloj ndihme të mundshme për të shmangur vazhdimin e dhunës'', - shtoi presidenti rus.
(er.nu/BalkanWeb)