Zenit ia mësyn Adebayorit

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 19:10
Gjiganti rus Zenit Saint Petersburg mund të jetë destinacioni i radhës për sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.
Sulmuesi togolez e kaloi një gjysmë sezoni huazim në Real Madrid. Por, përkundër faktit se impresionoi në Santiago Bernabeu, ku realizoi 8 gola në 22 paraqitje, flitet se madrilenët nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë e blerjes përfundimtare.
Tash ish futbollisti i Arsenalit është rikthyer në Manchester, ku menaxheri Roberto Mancini ia ka mbyllur dyert.
Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, Zeniti e kërkon 27 vjeçarin, i cili megjithatë preferon një klub dhe ligë më të fortë.