Gyan, i lumtur në Sunderland

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 19:45
Asamoah Gyan nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Sunderlandi. Sulmuesi ganez ka bërë të ditur se e ardhmja e tij është në ekipin e menaxherit Steve Bruce, edhe pse mediat angleze shkruajnë se ai mund të largohet nga “Macet e Zeza’ gjatë kësaj vere për një ekip më të mirë.
“Jam mirë këtu, nuk i marr në konsideratë ato që thuhen. E dua këtë klub dhe traditën e Sunderlandit”, deklaroi ish futbollisti i Rennes e i Udineses.
Ndër klubet që kanë shfaqur interesim më së shumti për 25 vjeçarin është Tottenhami.