E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN Zgjidhni deficitin dhe pensionet

/ /

Ne takimin e djeshem para miratimit te buxhetit mes ministrit te Financave Bode perfaqesuesit te FMN Bell dhe guvernatorit Fullani konkluzioni ishte i qarte. Shqiperise i duhet nje deficit prej 2.5 per qind e GDP ne vitin 2011 dhe domosdoshmerisht zgjidhja e financimit te gjysme miliarde dollareve qe duhen per pensione dhe shpenzime te tjera sociale te cilat sot merren nga taksat. Ne rast se per borxhin qeveria dhe FMN kishin shifra te ndryshme justifikuese per shpenzimet sociale zgjidhja ishte e perbashket. Duhet urgjent reforma e pensioneve.
Borxhi
Qeveria shqiptare duhet te ulet me kembe ne toke edhe pse 2011 eshte nje vit zgjedhor ne te kundert borxhi i saj mund te kthehet ne nje fatkeqesi financiare per te gjithe shqiptaret. Ne deklaraten e Bell per here te pare permendet fjala rrezik madhor. Borxhi i larte publik perben nje rrezik madhor. Ulja e borxhit eshte pra prioriteti kyc i politikes per te zbutur rrezikun e destabilitetit makroekonomik theksoi Bell. Ne fakt perplasja tashme 5 vjecare e Bodes me Bell kishte te bente me rritjen e GDP dhe si rrjedhoje edhe me te gjithe parashikimet e tjera. Sipas perfaqesuesit te FMN Bell ekonomia shqiptare do rritet me 3.5 per qind dhe ne baze te kesaj shifre rritja e te ardhurave duhet te jete tek 6-7 per qind. Ne qofte se ka nje rritje te ardhurash me te larte se kjo ne nuk do ta konsideronim si te matur. Por Bode mendon se jane disa te dhena te tjera ato qe tregojne se ekonomia shqiptare do te kete nje rritje me te madhe. Sipas shifrave te buxhetit pritet qe te ardhurat te rriten nga 331 miliarde ne 361 miliarde pra me 10 per qind. Kjo shifer tregon qe parashikimi i qeverise per rritjen ekonomike te jete diku te 5 per qind. Ndryshimi eshte i madh 1.5 per qind e GDP jane te barabarta me rreth 150 milione euro dhe kjo shifer eshte e frikshme. Por frikes per nje parashikim optimist te Bodes i shtohet edhe frika e guvernatorit per rritjen e shpenzimeve per shkak te fushates se vitit 2011. Bell i FMN nuk iu pergjigj kesaj pyetjeje por eksperienca e vitit 2009 tregoi qe shpenzimet elektorale i kane kushtuar shume borxhit te qeverise. Dhe kete here FMN flet per rreziqe madhore jo per tejkalime objektivash dhe parashikimesh.
Pagat dhe reforma e pensioneve
Pergjigjja e djeshme e Bodes per rritjen e pagave dhe pensioneve tregoi qarte hallin e madh qe ka zene ministrin e Financave per gjetjen e financimeve. Ministri nuk tregoi shifra por shtoi se une mendoj qe do jete nje politike me e matur. Ne fakt rritja e pensioneve dhe pagave beri qe per kete vit buxheti i shtetit te shpenzoje 1 miliarde dollare. Jemi i vetmi vend ne rajon qe me shume se 1/3 e buxhetit e akordojme per pensione dhe politika sociale. Sigurisht qe kjo duhet pare pasi me shume se gjysma e kesaj fature sociale paguhet drejtperdrejt nga taksat dhe jo nga kontributi i sigurimeve shoqerore. Dhe kjo fature duket se eshte edhe problemi i dyte madhor i buxhetit te shtetit. Si do te financohen minimalisht 300 milione USD qe duhen per pensionet Bode dhe Bell ishin ne nje mendje kur thane se duhet reforme ne sistemin e sigurimeve. Mendoj qe eshte e nevojshme nje reforme ne sistemin e pensioneve dhe kjo reforme nuk mund te jete e njeanshme pasi kur bejme fjale per nje reforme pensionesh eshte nje reforme qe shtrihet ne 30-40 vjet. Pra kerkon nje konsensus me te gjere politik. Nga menyra sesi do zhvillohet kjo reforme sigurisht qe varet shume perspektiva e financave publike pasi sic thashe me lart me shume se 1/3 e buxhetit shkon per faturen sociale. Ne nje linje ishte edhe Bell. shte e vertete qe fatura e pagesave sociale eshte shume e larte. Ne te ardhmen duhet bere pyetja nese kjo eshte struktura me e mire e buxhetit dhe nese eshte kjo menyra e financuar. Ndoshta duhen rritur te ardhurat per financimin e kesaj fature. Per sa i perket reformes nuk dua te hy ne detaje specifike por ne rastin e Shqiperise nuk ka kohe me te mire sesa tani per ta bere pasi ndryshe nga shume vende te tjera qe jane duke u perpjekur ta bejne reformen por me mjaft dhimbje Shqiperia ka avantazhin qe ka nje moshe shume te re. Por nese do pritet shume gjate atehere plakja e popullsise dhe rritja e numrit te njerezve qe presin te marrin perfitime nga sistemi i pensioneve do ta beje me te veshtire reformen edhe politikisht..
Kredite dhe depozitat
Per FMN eshte e qarte. Ulja e borxhit nga qeveria do te krijoje kushte qe bankat te japin kredi per biznesin. Konsolidimi fiskal eshte shume i mundur qe te ndihmoje ne nxitjen e rritjes pasi do te ndihmoje per te liruar burimet e pakta te kreditimit per investime private dhe do te ule koston e huamarrjes per te gjithe. Por duket se ka nje tjeter problem pozitiv. Sipas shifrave te Bodes dhe Fulanit rritja e depozitave kete vit eshte 18 per qind. Buxheti e ka pergjysmuar deficitin pra ka kerkuar me pak para. Nga ana tjeter kredite jane rritur 5-6 per qind. Pra duket qarte se bankat kane shume likuiditet dhe serish nuk po e rrisin kredidhenien. Nje problem ky po te kihet parasysh se depozitat kane nje kosto per bankat kosto te cilen bankat nuk po e nxjerrin nga kredidhenia. Kesaj kostoje per bankat i shtohet edhe lajmerimi i guvernatorit i cili theksoi se po shqyrtojme mundesite qe ne perputhje te plote me stabilitetin financiar te vendit te mbeshtesim kete synim edhe me masa te kujdesshme rregullative.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›