E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN qeverise Ulni borxhin publik dhe hartoni nje buxhet realist



Ervin KOCI - Shqiperia ka ende nje nivel te larte ne borxhin publik por prioritet duhet te jete ulja e tij. Keshtu ka keshilluar dje ne perfundimin e vizites se tij ne krye te nje delegacioni keshillimor ne Tirane kreu i FMN-se per Ballkanin Gerwin Bell. Ne nje konference te perbashket per shtyp me Ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani perfaqesuesi i FMN-se Bell ka deklaruar se se bashku me borxhin publik mbetet ende i larte dhe rreziku kryesor i zhvillimit ekonomik te vendit. Bell ka theksuar nder te tjera se borxhi publik eshte rritur nga 54 per qind ne 60 per qind dhe kjo sipas tij eshte nje nivel mjaft i larte krahasuar me vendet e tjera te rajonit. Ne kete kuader Bell theksoi qe objektivi per uljen e borxhit publik te jete nen 54 per qind. Gjithashtu Bell theksoi se nje hap pozitiv per uljen e borxhit publik eshte ndermarre nga qeveria shqiptare per te reduktuar buxhetin qe eshte kontribut i madh i qeverise dhe eshte mirepritur edhe nga FMN-ja. Ne kete pike Bell kerkoi qe te hartohet nje buxhet realist duke filluar nga viti 2011. Duhet te mbeshteteni ne buxhete te besueshme dhe realiste ne menyre qe te arrihet ky objektiv- theksoi Bell.

Buxheti 2011
Per misionin e Fondit vetem nje buxhet konservativ me rritje te ardhurash 6 per qind dhe deficit jo me shume se 200 milion euro do te mundesoje uljen e borxhit publik qe sipas FMN eshte ne nivel te larte. Buxheti i vitit te ardhshem duhet hartuar me kujdes nga qeveria shqiptare ne menyre qe norma e deficitit buxhetor i llogaritur brenda tij te mos jete me i larte se 2.5 per qind i Prodhimit te Brendshem Bruto ndersa buxheti duhet te mbeshtetet ne parashikime realiste per te ardhurat. Kjo ka qene porosia e radhes qe shefi i misionit te FMN-se Bell la per qeverine shqiptare. Ai rekomandoi qe ulja e borxhit publik eshte nje impenjim kryesor per te siguruar stabilitetin makro-ekonomik dhe eshte nje gje shume e mire qe eshte marre hapi i pare ne kuader te kesaj. Sipas tij udhezuese e FMN-se mbetet kerkesa per uljen e borxhit ne nivelin prej 54 per qind ne vitin e ardhshem dhe kjo duhet te mbeshtetet ne buxhete realiste ne menyre qe te realizohet ky objektiv.

Deficiti
FMN-ja ka kerkuar nga qeveria qe te tregohet mjafte e kujdesshme edhe me deficitin buxhetor duke qene kategorike ne kerkesen per uljen e tij vitin e ardhshem. Bell beri te ditur se si rezultat i nje axhustimi fiskal te ndermarre nga qeveria ne muajin qershor do te behet e mundur ulja e deficitit buxhetor nga 7.4 per qind ne 3.5 per qind te GDP-se te cilen e quajti nje axhustim i madh dhe i mirepritur. Ai shtoi me tej se kjo gje i mundeson Bankes se Shqiperise qe te nderhyje duke i lehtesuar kushtet monetare per te nxitur aktivitetin ekonomik pa rrezikuar stabilitetin makro-financiar. Ishte nje miks politikash mjaft e mire. Bell ka nenvizuar edhe se ne e shikojme kete si nje konsolidim fiskal mjaft te deshirueshem sepse nuk do te ndihmoje vetem per te ulur rreziqet por edhe per te nxitur rritjen ekonomike sepse nje deficit fiskal i ulet do te lironte me shume burime financiare per te kredituar sektorin privat dhe do te lironte koston e huamarrjes per ekonomine. Pra ulja e borxhit publik eshte nje prioritet kryesor per te ulur rreziqet nga destabiliteti makroekonomik.

Rritja ekonomike nje tjeter pike ndarjeje mes FMN-se dhe qeverise

Shifra e rritjes ekonomike ne vitin 2011 mbi te cilen perllogariten te gjithe treguesit buxhetore ka qene pika e ndarjes se qeverise me misionin e Fondit Monetar. Ndersa fondi kerkon qe buxheti te perllogaritet mbi nje rritje 3.5 per qind qeveria eshte per nje projekt nxites. Ekonomia eshte duke u forcuar dhe rritja ekonomike eshte parashikuar me nje norme solide prej rreth 3 per qind kete vit dhe 3.5 per qind vitin e ardhshem tha Gerwin Bell shef i misionit te FMN per Shqiperine. Me tej Bell shtoi se ecuria makroekonomike mjaft e favorshme ka cuar qe ekonomia shqiptare te rritet me 3 per qind. Bell tha se nje ecuri pozitive e ekonomise se Shqiperise ne javet e fundit nuk eshte vetem nje pikepamje e FMN-se por kjo u duk edhe nga vendimi qe u dha nga tregjet nderkombetare te kapitalit. Ai e vleresoi kete si nje emetim te suksesshem. Sipas tij ishte nje prerje e konsiderueshme me nje cmim te arsyeshem dhe u hodh ne treg ne nje moment qe shume vende te tjera nuk mund ti aksesonin tregjet financiare. Ruajtja e perceptimit pozitiv ne tregje nderkombetare te kapitalit kerkon qe Shqiperia te vazhdoje perpjekjen per axhustim fiskal.

Bode Do rriten serish pagat dhe pensionet

Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se qeveria ka prioritet rritjen e pagave dhe kete do ta parashikoje ne cdo buxhet. Do te kemi nje rritje te investimeve publike per te mbeshtetur projektin e madh te infrastruktures kombetare dhe ne varesi te ecurise ekonomike per vitin e ardhshem qeveria do te parashikoje edhe rritje te re te pagave dhe pensioneve- tha Bode. Ai ka sqaruar se Shqiperia eshte nje vend social i cili 1/3 e te ardhurave te buxhetit te saj e akordon per paga dhe pensione. Sipas tij jane per tu vleresuar arritjet e ekonomise shqiptare si edhe rikthimi i besimit te qytetareve tek sistemi yne bankar cka referohet me nje rritje prej 18 per qind te nivelit te depozitave. Ministri Bode beri te ditur se lidhur me projektimet e vitit 2011 pertej diferencave per pritshmerite skenari i prezantuar nga qeveria qe u diskutua me FMN-ne nuk eshte nje skenar konservativ por nje skenar nxites per ekonomine i mundshem per tu realizuar duke respektuar te gjitha parametrat e vendosura tashme dhe duke mbajtur nje vemendje me te ngritur per te kontribuar ne uljen e metejshme te borxhit publik te vendit dhe kostos se tij. Buxheti i vitit 2011 merr ne konsiderate dhe mbeshtet prioritetet e deklaruara te qeverise dhe perpiqet ne madhesine e tij dhe ne instrumentet qe perdor per te qene aktiv per ekonomine reale dhe per te mbajtur trendin e zhvillimit te vendit ne nje perspektive pozitive- tha Bode.

Fullani Ekonomia ne rritje deficiti ne renie

Banka e Shqiperise i ka raportuar misionit te Fondit Monetar Nderkombetar se ecuria aktuale ekonomike e Shqiperise eshte pozitive dhe se po vihet re nje tendence renese e deficitit buxhetor. Nje fakt te tille e ka bere me dije vete Guvernatori i BSH-se Ardian Fullani gjate nje konference te perbashket per shtyp ne prani edhe te ministrit te Financave Ridvan Bode dhe shefit te misionit te FMN-se Gerwin Bell ku sipas tij keta tregues pozitive kane bere qe te kthehet besimi te sistemin bankar. Por edhe te kete renie te normave te interesave dhe permiresim te treguesve te pergjithshme te biznesit- tha ai.
Duke vijuar me tej Fullani tha se kerkesa e jashtme per produkte shqiptare eshte shtuar ndersa ajo e brendshme eshte me e kontrolluar. Politikat fiskale kane qene te kujdesshme drejt ruajtjes ne moment afat gjate te ritmit makro-ekonomik- vijoi ai.
Per te perfunduar Guvernatori tha se keto linja zhvillimi do te vijojne edhe ne periudhen e ardhshme. Sipas tij stabiliteti i bankave dhe ai financiar kane sjelle edhe stabilitet ne konsum. Por nuk ka harruar te pohoje edhe faktin se po perballemi me sfida dhe korrektimi i sjelljes fiskale ndaj biznesit paraqet ne kete aspekt nje domosdoshmeri.
Eksportet do te kene tendence rritese por ndikimi i tyre ne ekonomi ende do te jete i zbehte- perfundoi Fullani.

4 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›