Bogdani: Rames, i bllokuar ne 180 germat qe i lejon Twitter Eva Gjura
Pas largimit me vote nga posti i kryetarit te Bashkise se Tiranes dhe duke mos qene pjese e Parlamentit, arenes ku realisht behet politika e dites, kryetarit te PS-se duket se i ngjan vetja me nje politikan pensionist dhe prej disa javesh, ka ndermarre nje tur nga njeri qytet ne tjetrin, duke promovuar librin e tij me te fundit, "Kurban". Takime, te cilat nuk po vijojne vetem brenda trojeve shqiptare, por edhe jashte kufijve te Shqiperise, si ne Kosove dhe Maqedoni. Rama, me stilolaps ne dore dhe kutite me libra, ka nisur te firmose autografe ne kopertinat e librit dhe ne bashkebisedimin me ata qe e rrethon, kujtohet te beje dhe ndonje deklarate politike, duke hedhur akuza ndaj mazhorances dhe kryeministrit Berisha, se nuk po e qeveris vendin dhe po shkaterron shtetin, sic deklaroi ne Sarande. Por ne lidhje me kete tur dhe akuzat e kryetarit te PS-se, Rama, ka reaguar deputeti i mazhorances, Gerti Bogdani. Gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", deputeti i mazhorances eshte shprehur se kreu socialist voton kunder te qytetareve te Tiranes, te cilet e larguan nga posti i kryetarit te Bashkise se Tiranes, duket se e ka kuptuar si dalje ne pension, ndaj e kalon kohen me promovimin e librit, duke dhene autografe. "Largimin qe i bene qytetaret e Tiranes nga Bashkia e Tiranes, z. Rama mesa duket e ka kuptuar si dalje ne pension te parakohshem, sepse, ne vend qe te kryeje detyren e tij si lider i opozites, kalon kohen me promovimin e librit te tij", eshte shprehur Bogdani. Sipas tij, ky eshte nje tjeter paradoks i Rames, sepse ne asnje vend evropian apo perendimor, kjo nuk eshte praktike, te pakten jo derisa politikanet nuk jane ne pension. Por per deputetin e mazhorances, reagimi prej politikani pensionist i Rames nuk eshte asnje problem. "Me mire te merret me promovime librash, se me protesta e demonstrata te dhunshme, sic beri dy vjetet e fundit duke shkaterruar Shqiperine", shprehet Bogdani. Ne lidhje me akuzat qe Rama ka bere dhe ben, gjate promovimit, per mazhorancen dhe kryeministrin Berisha, deputeti i PD-se eshte shprehur se Rama ka mbetur peng i realitetit virtual. "Akuzat ndaj kesaj mazhorance dhe ndaj kryeministrit jane paradoksi tjeter i z.Rama, i cili me sa duket nuk po del dot nga realiteti i tij virtual, duke mbetur i bllokuar ne 180 germat qe i lejon nje mesazh (cicerime) ne twitter", eshte shprehur deputeti Bogdani.