Uithers:Pjesëmarrje të grave në politikë

Në forumin me teme "Fuqizimi i gruas në politikë". që u zhvillua në ambjentet e hotel Rogner përveç personaliteteve politike dhe organizatave të gruas mori pjesë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Xhon Uithers. Në fjalet e tij Ambasadori Uithers u shpreh se numri i grave në politikë nuk është i mjaftueshëm. "Shqipëria ka marrë një hap të rëndësishëm ku në kodin elektoral shkruhet pjesëmarrja e 30 përqind të grave u shpreh Uithers por pse jo ky numër të jetë më i madh".Ambasadori Uithers duke iu referuar disa grave të shquara ndër vite shqiptare u shpreh se duhet të jetë më i madh numri i grave në proçeset politike dhe në parlament