E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dick MartyAI: Të hetohenpretendimet

TIRANE- Amnesty International i ka bërë thirrje misionit të EULEX-it që të nisë hetimet lidhur me pretendimet për përfshirjen e kryeministrit Hashim Thaçi në rrëmbimin e serbëve pas luftës në Kosovë dhe trafikun e drogës dhe organeve.

Thirrja nga organizata për të drejtat e njeriut u bë pas publikimit të pretendimeve të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, sipas të cilit, Thaçi rezulton ‘bosi’ i një bande kriminale, e cila ka shitur organe, ka kryer vrasje dhe është marrë me drogë pas konfliktit në Kosovë.

Amnesty International i mbështet thirrjet e Dick Marty dhe kërkon nga BE t'i japë EULEX-it të gjitha resurset e nevojshme për të kryer hetime të plota dhe të paanshme mbi këto pretendime, përfshirë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

"Familjet e serbëve, shqiptarëve dhe romëve të rrëmbyer pas luftës, kanë pritur tepër gjatë për drejtësinë. Ato meritojnë t'a dinë fatin e të afërmve të tyre", thuhet në njoftimin e Amnesty International.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›