Rivotime në Skenderaj, Drenas dhe Deçan
Për shkak të parregullsive të shumta gjatë procesit zgjedhor të 12 dhjetorit të konstatuara në tri komuna - Skenderaj, Drenas dhe Deçan, mund të ketë rivotim.
Koha Ditore, duke u thirr në burime nga KQZ-ja shkruan se vendimi pritet të bëhet publik sot pas shqyrtimit të dokumenteve që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ua ka bërë kopjeve të listave përfundimtare të votimit, kopjeve të librave si dhe kopjeve të formularëve të përputhjes së rezultateve për 22 vendvotime në këto tri komuna.
Po ashtu këto burime kanë bërë të ditur se organizimi i zgjedhjeve në këto komuna do të ndodh në fillim të janarit të 2011 dh ky proces duhet të përmbyllet deri në mars të të njëjtit vit.
“Duke pasur parasysh se procesi zgjedhor në këto tri komuna është manipuluar, anulimi i votave është i pashmangshëm dhe ky vendim do të ndodh të enjten nga PZAP-i dhe që të tri këto qendra do të shkojnë drejt rivotimit, proces ky i cili është llogaritur të ndodh në janar për t’u mbyllur i gjithi në mars”, ka thënë për gazetën një zyrtar i lartë brenda KQZ-së.
I njëjti ka shtuar se anulimi përfshin 70 për qind të vendvotimeve në këto tri komuna, për të cilat PZAP-i i ka kërkuar të mërkurën KQZ-së materialin zgjedhor të nënshkruar më 12 dhjetor në atë vendvotime.
Edhe drejtuesi I PZAP-it, Shukri Sulejmani, për RTK-në konfirmoi sot se do të ketë rivotim, por ai nuk deshi të jap hollësi.
Sonte në orën 19:00 PZAP do të dal me vlerësime për 171 ankesat dhe parashtresat e subjekteve politike për parregullsitë e votimit të së dielës. (zhurnal)