E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Dik Martit bashkon PD me PS

Politika shqiptare do te dale me nje qendrim te njejte duke kundershtuar akuzat se UK ka bere trafik organesh nga Shqiperia


TIRAN - Kreret e politikes shqiptare ne qeveri dhe opozite e cilesuan te pabazuar ne asnje prove dhe argument raportin e Dik Martit ku pretendohet se UK ka perdorur Shqiperine per trafikimin e organeve te shtetasve serbe te rrembyer ne Kosove. Delegacioni shqiptar do te kerkoje rrezimin e raportit te Martit si nje raport qe bie ndesh dhe me parimet e Keshillit te Europes.


Pavaresisht krizes politike klasa politike do te dale me nje qendrim duke kundershtuar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes.
Deputetet e delegacionit shqiptar u mblodhen dje rreth ores 11.00 per te koordinuar mbrojtjen ndaj raportuesit zviceran.


Gjate 45 minutave te diskutimit te dy palet kane rene parimisht dakord qe te dalin me nje qendrim te perbashket. Mesohet se ne mbledhjen me dyer te mbyllura eshte diskutuar per proceduren qe do te ndiqet dhe per pikat kryesore ne te cilat do te mbeshteten tezat qe do te pergatisin.


Sipas axhendes se punimeve parlamentare ne 27 janar ora 1500 kryeministri Berisha do te mbaje fjalen dhe me pas do te zhvilloje nje seance pyetjesh me hartuesin e raportit Dik Marti prej 60 minutash.


Per shkak te minutazhit te vogel fjalen ne Asamble do e marrin edhe tre anetare te tjere te delegacionit midis te cileve Ilir Rusmali Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.


Delegacioni do te paraqese edhe nje amendim sipas te cilit rrezohet rezoluta e Dik Martit. Raporti i Dik Martit do paraqitet me date 25 ne Asamble por delegacioni shqiptar dhe ai serb do te shkoje ne data te ndryshe. Per delegacionin serb drejtues do te jete vete presidenti Boris Tadic i cili do te dale ne mbrojtje te raportit te raportuesit zviceran per tju drejtuar Asamblese me date 26 ne mesdite.


Ne perfundim te mbledhjes deputeti i partise Socialiste Arben Ahmetaj konfirmoi edhe qendrimin e perbashket te klases politike per te rrezuar raportin e Dik Martit. Ishte nje takim pune per te rakorduar qendrimet mes anetareve te delegacionit. Synojme te dalim ne nje qendrim te perbashket. Takimet do te vijojne edhe ne ditet ne vijim- theksoi Ahmetaj.


Delegacioni shqiptar synon rrezimin e raportit qe e cileson ish kreun e UCK-se Hashim Thaci kryetarin e nje bande per trafikantesh organesh dhe droge. Krimet sipas Marti datojne ne konfliktin e Kosoves ne 99 dhe jane kryer ne shtepine e verdhe ne Gure te Matit.


Njekohesisht me pergatitjet e klases politike ne trevat shqipfolese po pergatitet edhe nje peticion kunder raportuesit zviceran te firmosur nga mijera qytetare qe kundershtojne raportin duke i cilesuar akuzat nje mashtrim.


Anetaret e delegacionit

Sali Berisha
Ilir Rusmali
Arenca Trashani
Mesila Doda
Arben Ahmetaj
Damian Gjiknuri
Kastriot Islami
Shpetim Idrizi


Raporti i Dick Martit

Raporti i pergatitur nga raportuesi zviceran hedh akuza te renda per kryeministrin kosovar Hashim Thaci duke e perfshire ne trafikun e organeve. Ne raport thuhet se roberit serbe transportoheshin per ne Shqiperi ku u merreshin organet. Kryeministri i Kosoves eshte kreu i nje grupi shqiptaresh ne forme mafie pergjegjes per kontrabanden e armeve droges dhe organeve njerezore neper Europen Lindore.


Hashim Thaci eshte identifikuar si bosi i nje rrjeti qe ka filluar te vere ne veprim reketet e tij kriminale ne prag te luftes se vitit 1999 ne Kosove dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij te fuqishem mbi qeverine e vendit qe nga atehere - citohet ne raport.


Sipas tij UK i transportonte te burgosurit serbe ne vendin tone ne godinen e njohur si Shtepia e Verdhe. Operacionet e heqjes se organeve kryheshin ne shtepine e verdhe dhe ne nje shtepi tjeter ne Fushe-Kruje 20 km larg Tiranes.


Pak dite me pare kryeministri Sali Berisha ftoi Hagen qe te hetoje ne Shqiperi nese do te jete e nevojshme per zbardhjen e se vertetes rreth akuzave te raportuesit Dik Marti. Shefi i mazhorances Berisha theksoi se qeveria do ti krijoje te gjitha lehtesirat EULEX-it te Kosoves dhe Gjykates se Hages.


Pavaresisht se EULEX ka nje mandat per shtetin e pavarur te Kosoves ne mirepresim plotesisht hetimin e tij sikunder zoti Minister i Drejtesise do ti drejtoheni Kryetarit te Gjykates Nderkombetare te Hages me nje leter te vecante me ane te se ciles ta ftosh e ta garantosh se pavaresisht se mandati i Gjykates eshte per krimet e luftes ne ish -Jugosllavi ne Shqiperi nuk do te kene as edhe pengesen me te vogel per cdo lloj hetimi - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›