Marubi nis vitin me Truffaut dhe Buuel

Filmat e regjisoreve te njohur te kinemase evropiane dhe amerikane prezantohen me 12-14 janar ne kinemane e Akademise se Filmit dhe Multimedias Marubi. Programi nis sonte me La Peau Douce 1964 113 min i Francois Truffaut regjisor skenarist aktor dhe nje prej themeluesve te Vales se re ne kinemane franceze. Te Le Peau Douce luajne Francoise Dorlac Nelly Benedetti Daniel Cecaldi. Behet fjale per nje romance dramatike.
Nje burre ne moshe te mesme babai i nje vajze 10-vjecare vendos ta lere perfundimisht familjen e tij dhe te jetoje me nje grua qe ka kaluar vetem nje nate me te.
Neser ora 19.00 ne te njejtin salle dhe ne te njejten ore 19.00 shfaqet Little Big Man 1970 139 min i regjisorit Arthur Penn. Me Dustin Hoffman Martin Balsam Jeff Corey Chief Dan George etj.
Programi i kesaj jave mbyllet me Viridiana 1961 90 minuta nga Luis Buuel. Filmi ka fituar Palmen e Arte ne Festivalin e Kanes me 1961 por eshte ndaluar ne Spanje per 16 vjet deri sa Franko i kerkoi autorit te kthehej ne Spanje. Luajne Silvia Pinal Francisco Rabal dhe Fernando Rey.
Hyrja eshte e lire.