E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i FMN per Europen Juglindore

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport për vendet e Europës Juglindore ka analizuar kushtet ekonomike dhe financiare në një periudhë dhjetëvjeçare të gjashtë vendeve përfshirë edhe Shqipërinë. Në studimin e saj mbi faktorët makroekonomik, FMN-ja ka renditur të përbashkëtat dhe dallimet mes këtyre vendeve. Në këtë raport FMN citon se në vitin 2009 i vetmi vend në rajon, Shqipëria, pati rritje ekonomike, ndërkohë që 5 vendet e tjera të marra në studim shkuan në tkurrje të ekonomisë.
Ndër të tjera raporti nxjerr në pah politikat fiskale të zbatuara nga këto vende, ku sërish dallon Shqipërinë dhe Kroacinë për kujdesin e treguar në aplikimin e këtytre politikave. Shqipëria thuhet në raport, dallohet si i vetmi vend në këtë grup e cila ishte në gjendje të ofrojë një stimul të mirë fiskal, të financuar nga të ardhurat përmes privatizimit, faktorë ky që ka ndikuar në stabilizimin dhe mbështetjen e ekonomisë.
Edhe fleksibileteti i kursit të këmbimit dhe ruajtja e normës së inflacionit brenda parametrave e dallon vendin tonë nga të gjashtë vendet e tjera të rajonit të marra në studim nga instituti i Uashingtonit. Po kështu citohet më tej në raportin e FMN-së, një sjellje më e kujdesshme fiskale dhe besimi i lartë nivestitorëeve në Shqipëri për një periudhë afatmesme, shpjegojnë se përse ky vend ka regjistruar rezultatet më të mira kundrejt fqinjëve të saj në momente të krizës.
Ndërkaq FMN thekson se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe për këtë dallohet nga vendet e tjera të rajonit për faktin se nuk ka kërkuar prej tij mbështetje financiare, sikurse ka bërë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.
Në një tabelë përmbledhëse ku FMN ka pasqyruara rritjen ekonomike të vendeve të BE, të vendeve emergjente, të europës qëndrore dhe Lindore, bie në sy se për vitin 2012, pas ekonomive emergjente me një rritje prej 6,1% Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi do të kenë një rritje të konsiderueshme të GDP-së. FMN ka parashikuar një rritje ekonomike për vendin tonë në nivelin e 3.5% për vitin e ardhshëm, apo 1% më e lartë se viti aktual.
Objektivi kryesor i analizës së vendeve të Europës Juglindore nga ana e FMN, është krahasimi i kushteve makroekonomike dhe financiare si dhe politikat që këto vende duhet të aplikojnë në kushtet e krizës aktuale të vendeve fqinje si Greqia dhe Italia. Kjo për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e një vendi.
FMN jep një paketë këshillash për të gjashta vendet për të treguar kujdes nga ndikimi i krizës globale. Kryesisht, kujdes duhet të tregohet në nivelin e borxhit dhe deficitit, në nivelin e kredive me probleme dhe kushtet e kreditimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›