Raporti i KE: Azilkërkuesit ngaShqipëria, këtë vit 74% më shumë
BRUKSEL - Është rritur me 74 për qind numri i kërkuesve të azilit nga Shqipëria në dy muajt e parë të vitit 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka rritje me 51 për qind, po krahasuar me vitin e kaluar. Kjo shifër del në Raportin më të fundit për gjendjen e kufijve Shengen, që e publikoi sot Komisioni Evropian.
Numri i përgjithshëm i kërkesave të pabaza për azil të vendeve nga Ballkani Perëndimor është ulur me 44 për qind. Ulja më e madhe prej 61 për qind është te azilantët e rremë nga Serbia, në Maqedoni (46 për qind) dhe në Mal të Zi (45 për qind).
Numri i azilantëve të rremë nga Maqedonia nga vendet e BE-së në dy muajt e parë të vitit është më i vogël me 46 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Vendet më “tërheqëse” për azilantë të rremë nga Ballkani janë: Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu. /INA/
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)