Rama: Si kryeministër do sjell pasionin tim për të transformuar Shqipërinë, Berisha luftoi 25 vjet me NATO-n
GOLEM- Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Golemit tha se me ardhjen në pushtet të socialistëve ndryshimi do të prekë gjithë territorin e Shqipërisë.
Rama duke iu referuar bashkisë Kavajë, tha se qeveria i mohoi fondet si hakmarrje, e humbjes së bastionit të demokratëve, teksa kujtoi paralajmërimin e kryeministrit se nuk do japë asnjë qindarkë kryebashkiakut Roshi.
“Kjo nuk është një fushatë për zgjedhjet vendore, pasi këto që thua ti janë projekte komunitare që i kalon pushtetit vendor, që këtu në Kavajë ka qenë i bojkotuar në formën e hakmarrjes më primitive nga kryeministri në ikje dhe deputeti prej 20 vitesh në këtë territor, që në rastin më të fundit e tha hapur në mes të Kavajës, para gjithë turmë të importuar nga 4 anët, se për sa kohë që do ishte ‘Edvini i vogël’ duke iu referuar kryetarit të Bashkisë, nuk do i jepte asnjë lek. Kjo nuk ka problem se ai do ikë, dhe Elvis Roshi do jetë prap kryetar bashkie për shkak të ndryshimit që ka sjellë, pavarësisht se nuk ka marrë asnjë qindarkë. Saliu do ikë dhe Shqipëria do shpëtojë nga një gjysh me antiplumb që tregon përralla dhe Shqipëria do ketë një gjysh që i tregon përralla si gjyshërit e tjerë. Do të shtrijmë transformim në gjithë territorin”, tha Rama.
Rama premtoi si kryeministër që do sjellë pasionin e tij për transformimin e vendit, ndërkohë që PS me programin e saj do të rilindë jo vetëm qytetin, por në mënyrë të veçantë fshatin.
“Do sjell pasionin dhe vullnetin tim për transformimin e vendit, ndërkohë që PS do sjellë një transformimin rrënjësor të fshatit me programin e saj. Pa rilindur fshatin nuk m und të rilindim Shqipërinë. Do investojmë 160 milionë dollarë për ujin në parcele dhe sistemin e kullimit. Do heqim akcizës dhe taksën e qarkullimit të naftës. Ne do heqim taksën 20 % mbi gjithë imputet bujqësore dhe makineritë bujqësore. Do krijojmë kushtet që prodhimi të dalë në treg. Në 4 vite transformim rrënjësor në fshat”, theksoi Rama.
Duke iu përgjigjur interesit të banorëve Rama se uji dhe kanalizimet bëjnë ndarje ne Shqipërisë nga mesjeta, ndërkohë që preku pjesën e turizmit. Rama shprehu shqetësimi ne importimit të plehrave që sipas tij përbëjnë shqetësim.
“Një nga pjesët e rëndësishme ekonomike dhe sociale të vendit, na duhet një turizëm të jetë i bazuar tek bukuria, pasuria dhe prodhimet tona. Sot kemi plehra. Vendet që importojnë plehrat nga vendet e zhvilluara pësojnë katastrofa të mëdha. Këto plehra mund ta bëjnë vendin tokë të djegur. Cfarë turizmi mund të zhvillojmë ne ëse i drejtohemi importit të plehrave dhe nuk garantojmë cilësinë e ushqimit që prodhojmë vetë”, theksoi Rama.
Rama akuza kryeministrit: Berisha luftoi 25 vjet me NATO-n
“Bukur e thotë Havel, komunisti më i keq është komunisti më antikomunist dhe Berisha është komunisti më i keq, e ka fillu me luftën e klasave... ne ata etërit etërit. Duke përfituar nga fakti se shumë njerëz kane vuajtur nga komunizmi dhe janë të përvëluar nga deklasimet. Por, kush i ka përndjekur unë apo partia e punës ku ky zotëria ishte 25 vjet...Ky ka luftu me NATO-n 25 vjet....Gjithë Evropa qenka me Spiro Kolekën, ky na qënka pasaardhësi i Muhamedit .... Vota është se kush do punë të pushojë nga puna Sali Berishën. Kush nuk ka arriut të të punësojë duhet pushuar nga puna”, tha Rama.
(e.m/BalkanWeb)