E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, vdesin dy drejtuesit e mjeteve

ELBASAN- Dy të vdekur janë regjistruar sot në mesditë,  në një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete njëri tip Benz me targa AA 523 BA dhe tjetri tip Ford me targa AA 991 AF janë përplasur me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Paulesh.

Si pasojë kanë humbur jetën në spital Dashamir Leka, drejtues i mjetit tip Ford, një tregtar i armëve të gjahut dhe ka mbetur fillimisht  i plagosur Arben Porocani, drejtuesi i automjetit tjetër.

Mësohet se nga përplasja e fuqishme, automjeti tip Benz ka dalë jashtë rrugës duke u përmbysur.

Pak orë më vonë pedagogu Arben Porocani, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital dhe duke e cuar në dy të vdekur bilancin e këtij aksidenti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›