E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimet e Gjykates Kushtetuese u ngarkojne deputeteve jo vetem te drejtat por edhe detyrimet

19-11-2010 / Gazeta 55

Deputetet e opozites nuk kane permbushur detyrimet ligjore

Mazhoranca dhe opozita u perfshine dje nga debate te ashpra ne sallen e Kuvendit porsa i takon vendimeve te Gjykates Kushtetuese. Ministri i Financave Ritvan Bode gjate diskutimit te projektligjit per pensionet e piloteve e cilesoi si paradoks nje vendim te Gjykates Kushtetuese per ushtaraket.
Vendimet e Gjykates Kushtetuese te cojne deri ne veprime te tilla absurde ku nje njeri qe eshte ne pension merr me shume se sa nje njeri qe eshte ne pune. Mund te beje vaki kjo tha Bode.
Mjaftoi ky moment qe nga salla te vijne reagime te deputeteve te opozites.
Se si e zgjidh qeveria kete gje e para e mbi te gjitha fillon me zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese u shpreh Arben Malaj deputet i PS.
Ka dhe nje interpretim mbi te drejtat e detyrimet e deputeteve vendim i cili nuk eshte zbatuar prej 1 muaj e gjysme nga nje pjese e deputeteve te cilet ne baze te ketij vendimi te Gjykates Kushtetuese jo vetem kane te drejtat e tyre por kane dhe detyrimin per te votuar i kujtoi kryetarja e Kuvendit ligjvenesve socialiste duke iu referuar kushtezimit te gjate te raporteve te tyre me Parlamentin.
Me vjen keq qe ju nuk e keni marr mire mesazhin qe ju ka derguar Europa personalisht juve dhe pikerisht i referohet ketij lloj abuzimi qe ju beni me pozicionin e kryetares se Kuvendit. Ju nuk mund ta perdorni ate tribune per qellimet tuaja politike personale deklaroi Ilir Gjoni deputet i PS. Ju harroni te citoni ate qe eshte pjesa me e rendesishme edhe e komisionerit i cili i rekomandon institucioneve europiane hapjen e negociatave te Malit te Zi dhe te Shqiperise ne momentin qe ju do pranoni ti bashkengjiteni mazhorances per te votuar reformen zgjedhore qe nuk e pranoni per te votuar heqjen e imuniteteve qe nuk e pranoni qe kerkojne 3/5 e votave per te votuar Gjykaten Administrative qe e refuzuat per te votuar per te votuar ligjin per administraten civile qe nuk pranoni dhe kerkon 3/5 deklaroi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Opozita vazhdoi qendrimet refraktare ne Kuvend duke mos dhene sqarime se cfare kerkojne dhe se sa do te jene ne gjendje te japin konsensusin e duhur per ligjet e kerkuara nga Brukseli.
Megjithate vetem gjate oreve te vona te pasdites se djeshme u konfirmua se Edi Rama u dorezua perfundimisht. Hoqi dore nga kerkesa antiligjore per hapjen e kutive te votimit ndersa kerkoi ate qe mazhoranca ia ka dhene qe nje vit me pare ngritjen e komisionit hetimor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›