Raporti i KLSH-së, METE nis procedurat për shkarkimin e drejtorit të ATRAKO-s

Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës ka nisur procedurat për shkarkimin e drejtorit të Agjensisë së Trajtimit të Koncesioenve në METE, Shkëlqim Kërluku.
Kjo pas raportit që Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një ditë më parë ku theksohej se gjatë kontrollit në ATRAKO ka kontatuar shkelje.
Ministri i METE-s Nasip Naço ka deklaruar se ministria po studion me seriozitet raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas tij, çdo vendim do të merret në bazë të ligjit, duke njoftuar edhe publikun çdo ditë.