E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Tregtisë kundër ndryshimit të ligjit për tatimet

Kjo Dhomë po harton platformën e saj që do t’ia paraqesë Ministrisë së Financave për të likujduar ato kompani që shteti u ka borxhe. Për këtë do të ishte e udhës që kjo ministri të gjejë formulën e bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë, për t'u bërë likujdimi nëpërmjet over drafteve". 

Në nenin 30 të këtij ligji thuhet se gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore, këste tremujore të tatimit mbi fitimin, jo më vonë se data 15 e muajit janar, prill, korrik dhe tetor. Kur tatimpaguesi realizon fitimin, këstet mund të paguhen në baza mujore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji.

"Miratimi i këtij ndryshimi të papritur për biznesin do të thotë parapagimi i të paktën trefish të shumës, që shlyejnë sot çdo muaj për tatimin mbi fitimin; duke mos njohur ende gjendjen përfundimtare të të ardhurave dhe shpenzimeve për tre muajt në vijim, pra dhe nëse do të ketë fitim dhe në ç’masë (shumë kompani sot nuk realizojnë fitim), parapagimi në çdo tre muaj i tatim fitimit përbën një kosto shtesë, të palogjikshme, që do ta vendosë në shumë vështirësi financiare biznesin, në një kohë kur për shkak të krizës në vendet e eurozonës, situata financiare edhe kështu është e pasigurtë", tha kreu i DHTI-s, Nikolin Jaka. 

Sipas tij, "shumë kompani do të vihen në pamundësi për të paguar trefishin e shumës që shlyejnë sot për tatim fitimin dhe do të ketë shumë raste gjobash për mos-shlyerje, gjë e cila do të rëndojë edhe më shumë gjendjen financiare të kompanive, duke rritur edhe presionin psikologjik negativ mbi to". "Parapagimi tremujor rrit në mënyrë artificiale krizën financiare brenda kompanive, referuar kushteve në të cilat sot po operon sipërmarrja si dhe rrezikon të kalojë në falimentim kompanitë", tha Jaka. /Start/

                                                                                             2012-05-15 16:30
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›