E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KiE Opozita te rikthehet ne parlament

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një draft rezolutë mbi hapat që duhet të ndërmerren nga 14 vende anëtare në mënyrë që të përmbushin detyrimet e Këshillit të Europës. 14 vendet  e listuara në raportin e përvitshëm të komitetit mionitorues janë Shqipwria, Armenia, Azerbaxhani, Bosnje- Herzegovina, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, Ukraina, Bullgaria, Maqedonia dhe Turqia. Bazuar në raportin e hartuar nga Dick Marty, Asambleja  thekson mangësi serioze në proceset elektorale dhe mungesë dialogu parlamentar që pengojnë progresin në këto vende.

Për Shqipërinë në draft-rezolute thuhet se paaftesia e pozitës dhe  opozitës për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 shkaktoi një krize të vazhdueshme dhe çoi në ngjarjen e tragjike të 21 Janarit. Në Shqipëri, megjithëse zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2009 u konsideruan në nivel global te ndershme dhe te lira, politizimi zgjedhor dhe shkeljet e zbuluara gjatë fushates si dhe disa parregullsi të vërejtura gjate votimit i dhane shkas përshkallëzimit serioz të krizës aktuale.

Asambleja Parlamentare i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur opozitës që t’i jape fund bojkotit në parlament dhe të angazhohet në dialog konstruktiv me forcat e tjera politike në Kuvend. Zhvillimet që lidhen me zgjedhjet lokale të mbajtura më 8 Maj 2011, nxorrën në pah natyrën e brishtë të demokracisë dhe polarizimin e vazhdueshëm midis shumicës qeverisëse dhe opozitës, thuhet në raport ndërsa autoritetet shqiptare janë ftuar nga ana e Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europës për të përmirësuar kuadrin legjislativ dhe në rritjen e kapacitetit të administratës zgjedhore në një numër fushash.

Asambleja Parlamentare i kërkon Kuvendit i Shqipërisë hartimin  e një  kornize legjislative për të përmiresuar procesin zgjedhor dhe aftësitë e administratës zgjedhore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›