E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i femijeve fiton Fjale vetem fjale nga Kosova

Në prag të gjysëm shekullit, Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve që zhvillohet në Shkodër ka mbyllur siparin  e tij mbrëmjen e së enjtes me 22 këngë finaliste dhe 14 çmime të dhëna nga juria dhe vetë fëmijët që vendosën për këngën më të mirë të këtij eventi.

Këngët dhe interpretuesit kishin një përfshirje gjeografike të të gjitha trevave ku flitet shqip, sikurse dhe grupet e valleve që përshendetën festivalin. Çmimi i madh i edicionit të 49-të të festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve Shkodër 2011, i shkoi Prishtinës me këngën "Fjalë vetëm fjalë" kënduar nga Shpresarta Sadria me muzikë të Shpëtim Gashit, tekst të Edona Krasniqit dhe orkestrim të Naim Krasniqit.

Juria ka dhënë 8 çmime për pjesëmarrësit në këtë festival: çmimi Inva Mula, dueti më i mirë, fabula më e mirë, paraqitja më e mirë skenike dhe 3 çmimet për interpretimin më të mirë. Solistët finalistë kanë vlerësuar këngët më të mira të festivalit ku u ndanë 6 çmime. Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve në Shkodër u organizua nën kujdesin e veçantë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Bruna Gjoka                            

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›