Raporti i Martit, SHBA:Nëse ka prova, t'ipërcillen EULEX-it
PRISHTINE-Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman thotë se SHBA-të e marrin seriozisht raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës Dik Marti për trafikim me organe në Kosovë dhe pretendimet në të se i përzier në këtë trafiqe është dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
"EULEX-i tashmë ka hetuar akuzat e mëparshme. Nëse ekzistojnë prova të reja në këtë raport apo dëshmitarë të rinj, kjo duhet t'i përcillet EULEX-it dhe autoriteteve kompetente për hetime", ka thënë Countryman në një intervistë ekskluzive për "Zërin e Amerikës", duke komentuar raportin e Dik Martit.
Ai thekson se SHBA-të presin dhe do të përshëndesnin njoftimet e qeverive në Prishtinë dhe Tiranë se do të bashkëpunojnë me çdo hetim eventual. "Disa herë kemi theksuar se asgjë nuk është më e rëndësishme se sa vendosja e sundimit të ligjit në tërë Evropën Juglindore. Mjerisht edhe sot ka krim të tepërt të organizuar jo vetëm në Kosovë, në jug dhe në veri të Kosovës, por në çdo vend të rajonit", tha Countryman, duke këshilluar qeveritë e vendeve të rajonit që të bashkëpunojnë në mënyrë më efikase me autoritetet lokale lidhur me këtë çështje.
"Në rastin konkret nuk kam parë raportin e zotit Martit dhe prandaj nuk mund ta komentoj, por përgjithësisht tërë qëllimi i hetimit të tillë është që të vendoset përgjegjësia individuale për krime të individuale, sepse nuk mund të kemi përgjegjësi kolektive dhe të themi se të gjithë serbët ose të gjithë shqiptarët apo kroatët janë fajtorë për aksionet e disa individëve. Prandaj mbështesim provat e reja dhe presim që të gjitha shtetet dhe individët në rajon të bashkëpunojnë me hetimet", ka thënë Countryman në një intervistë për "Zërin e Amerikën", pjesë të së cilës transmetoi sesioni në seribisht i VOA-s.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Raporti i Martit, SHBA: Nëse ka prova, t'i përcillen EULEX-it