Nevoja për ndryshim regjimi
Indeksi i Demokracisë u botua edhe sivjet nga ‘Wikipedia’, me synimin e renditjes së 167 vendeve të botës sipas gjendjes në të cilën ndodhet demokracia në secilin prej tyre.
Ekzaminimi i demokracisë së këtyre vendeve me qëllim të kuantifikimit apo përcaktimit të “masës” së saj, u mbështet në pikëpamjen që nuk janë vetëm liritë politike dhe qytetare ato që përcaktojnë “masën” e demokracisë së një vendi. Këto liri janë një pjesë esenciale, por jo gjithçka, dhe aq më shumë, të pashoqëruara me dimensionet e pjesëmarrjes politike, të kulturës politike dhe veçanërisht, të pashoqëruara me mënyrën se si qeveriset vendi, liritë qytetare dhe politike nuk të bëjnë të kuptosh se sa substanciale është demokracia e atij vendi, se në çfarë cilësie shprehet ajo. Është kjo arsyeja pse indeksi i Demokracisë u përcaktua për çdo vend mbi bazën e pesë kritereve: pluralizmi dhe procesi elektoral, liritë civile, qeverisja, pjesëmarrja politike, kultura politike. Të pesta dimensionet janë në varësi reciproke ndaj njëra-tjetrës, formojnë një korpus të vetëm logjik, në kuptimin që zbehja, cenimi apo mungesa e një dimensioni, sjellin menjëherë edhe rënien apo dobësimin e dimensioneve të tjera, ashtu sikundër forcimi i një prej dimensioneve, kushdo qoftë ai, p.sh, bërja demokratike dhe funksionuese e qeverisjes së një vendi do të çonte në një nivel më të lartë jo vetëm p.sh, liritë qytetare, por vetë demokracinë si një të tërë, si një sistem. Mbi bazë të ekzaminimit të sistemit politik të çdo vendi duke operuar me shkallën e plotësimit të secilit prej kushteve të mësipërme, sistemet politike të sotme klasifikohen në katër grupe të mëdha: demokraci të plota, demokraci të paplotësuara, regjime hibride dhe regjime autokratikë. Edhe këtë radhë Shqipëria nuk u klasifikua as si një vend me demokraci të plotë, as si një vend me demokraci të paplotësuar, por si një regjim hibrid, si një regjim ku bashkëjetojnë të dy, edhe elementë të pakallur të ish regjimit komunist, edhe elementë të fituar në këtë periudhë tranzicioni që nuk mbaron. Por nuk mbaron këtu. Tragjedia e vërtetë qëndron në atë që përmbajtja e regjimit hibrid në Shqipëri po bëhet gjithmonë e më autokratike, ashtu sikundër forma e tij djallëzisht po dizenjohet me kujdes që të duket sa më demokratike, veçanërisht në sy të të huajve, çka po e shtyn vendin të rrëshqasë drejt autoritarizmit, ngadalë dhe fatkeqësisht pa u ndjerë nga qytetarët e tij. Fqinjët tanë nuk klasifikohen si regjime hibride, përkundrazi, vende si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, karakterizohen si demokraci të paplotësuar, shumë afër demokracive perëndimore të plota si të tilla. Kjo gjë e bën edhe më tragjik fatin e keq të shqiptarëve, të cilët s’mundën të gjejnë njëherë në jetën e tyre politikanët që iu duheshin, politikanët që nuk i shohin me cinizëm si qenie që nuk e meritojnë të qeverisen por të plaçkiten, politikanët që nuk janë zemërzinj, politikanët që do të mund ta qeverisnin këtë vend në mos me dashuri, të paktën, nën sundimin e ndjenjës së detyrës të një punonjësi në shërbim të publikut.
* * *
Menjëherë pas luftës së ftohtë, pra në fillimin e viteve ‘90, bota u karakterizua nga krijimi i një numri të madh regjimesh politikë të natyrës hibride, term ky që karakterizon ato shoqëri në të cilat rregullat demokratike kombinohen me qeverisjen autoritare brenda kufijve të shtetit. Forma të tilla të organizimit politik të shoqërisë, politologët i kanë cilësuar me terma të shumtë si “semidemokraci”, “demokraci virtuale”, “pseudodemokraci”, “demokraci elektorale”, “demokraci joliberale”, “semiautoritarizëm”, “autoritarizëm i butë”, “autoritarizëm elektoral”, ose “shoqëri pjesërisht të lira”. Pavarësisht nga cilësimi i tyre, pra pavarësisht nga emri që i vë, ose pavarësisht nga rrethanat historike në të cilat është formuar një numër i larmishëm formacionesh politike në shumë vende të botës, një gjë mbetet esenciale: të gjitha formacionet e mësipërme janë regjime hibride dhe në secilin prej tyre institucionet demokratike shihen, konceptohen, përdoren më së fundi, si mjete për të krijuar autoritetin politik dhe për të ushtruar pushtetin e përqendruar në duart e këtij autoriteti. Formacionet politike të përfshira në grupin e madh të regjimeve hibride ndryshojnë nga njëri tjetri jo sepse nuk janë ekzaktësisht të tillë, pra regjime hibride, por thjesht në raportin që ekziston midis pjesëve, midis dy anëve të një regjimi hibrid, pra në atë që cila anë superon tjetrën, d.m.th, nëse është pjesa e rregullave demokratike ajo që superon qeverisjen autoritare, apo është qeverisja autoritare ajo që i ka zënë frymën rregullave demokratike, që i shpërfill, që i shtyp ato. Në varësi se ku është vendosur pesha kryesore apo prioriteti, pra në varësi të asaj që janë rregullat demokratike apo qeverisja autoritare ajo që predominon, përcaktohet edhe tendenca e zhvillimit të regjimit, parashikohet transformimi i ardhshëm i tij. Një regjim, në të cilin rregullat demokratike superojnë qeverisjen autoritare në zhvillimin politik të vendit, ka gjithmonë tendencën e shkuarjes përpara, pra zotëron një probabilitet të lartë për t’u shndërruar nga një regjim politik hibrid në një demokraci të paplotësuar, shumë pranë demokracive të plota, ashtu sikundër një regjim në të cilin qeverisja autoritare superon rregullat demokratike ka gjithmonë tendencën e shkuarjes prapa, pra zotëron një probabilitet të lartë për t’u shndërruar nga një regjim hibrid në një regjim autoritarist. Kështu, në vende që kanë pasur lidhje të forta me Perëndimin, si p.sh, në vende të Amerikës Latine apo të Europës Qendrore, rrëzimi i sistemit autoritarist të para viteve ‘90 çoi në përgjithësi në krijimin e sistemeve politike demokratike dhe jo në regjime hibride. Kështu p.sh, Republika Domenikane, Peruja, Meksika, u përfshinë në sistemet politike me demokraci të paplotësuar duke e tejkaluar gjendjen e një sistemi hibrid, sepse rregullat demokratike sunduan mbi elementet e mbetura nga qeverisja autoritare e mëparshme, çka nuk ndodhi kështu p.sh, me Nikaraguan dhe Haitin, gjë që i përcakton ato sot si sisteme hibridë, me një tendencë të qartë për të ecur prapa dhe përfunduar si vende autoritariste. Po kështu, vende që përkohësisht u klasifikuan si regjime hibride menjëherë pas luftës së ftohtë, si Kroacia, Serbia, Sllovakia, Rumania, sot janë sisteme që kanë demokraci të paplotësuar dhe shumë afër vendeve me demokraci të plotë, gjë që nuk ndodhi me Shqipërinë, e cila, vetëm sepse brenda kufijve shtetërorë të saj qeverisja autoritare shpërfill dhe shtyp rregullat demokratike, ndodhet sot në grupin e vendeve që politikisht cilësohen si regjim hibrid.
* * *
Qartësisht, megjithëse janë zgjedhur, gjë që për rastin e Shqipërisë mbetet të jetë shumë relative, qeveritarët e sotëm, ose më mirë ata që vërtet kanë në dorë pushtetin sot në Shqipëri, kanë vazhduar të ndjekin të njëjtat praktika autoritariste si diktatorët e mëparshëm, madje në shumë raste, dhe kjo mund të faktohet, edhe i kanë intensifikuar ato. Kjo ka ndodhur sepse rrëzimi i diktaturës në Shqipëri, pra largimi i komunistëve autoritaristë nga pushteti, krijoi vetëm mundësinë që regjimi të ndryshonte, të demokratizohej, por, fatkeqësisht, të gjitha faktet tregojnë që ndryshimi i regjimit ka mbetur thjesht një mundësi, nuk është shndërruar në rezultat, nuk është materializuar si ekzistencë. Simptomat janë fare të dukshme. Është e vërtetë që sot në Shqipëri nuk të internon kush, që nuk të fut në burg pse ankohesh për varfërinë, që rregullat demokratike nuk thyhen fare haptazi, por po kaq e vërtetë është se sot nuk ka shqiptar që nuk e di se po të punosh në administratë nuk mund të kritikosh publikisht qeverinë, se po të zotërosh biznes nuk mund të kritikosh qeverinë, se po të jesh gazetar ashtu si një gazetar është në perëndim, nuk mund të mbash vendin e punës nëse kritikon qeverinë. Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se megjithëse zgjedhjet mbahen rregullisht në Shqipëri, ato nuk i kanë shpëtuar manipulimit, i cili është herë i paimagjinueshëm dhe herë i zvogëluar, por gjithsesi aty. Nuk ka zgjedhje në Shqipëri në të cilat qeveritarët nuk kanë abuzuar me përdorimin e burimeve publike, me mbulimin e fushatave me anë të medias, me blerjen e këtyre të fundit, me dhënien e ryshfeteve në forma të kamufluara, me përdorimin e autoriteteve fiskale për të ushtruar presion mbi kundërshtarët qofshin këta pjesë të medias, pjesë të biznesit apo thjesht kundërshtarë politikë, që nuk kanë abuzuar me përdorimin e institucioneve të drejtësisë. Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se pushteti në Shqipëri nuk është ndarë sipas parimit “check and balance”, çka ka bërë të mundur që ai të përqendrohet në shumë pak duar, çka në thelb ka bërë të mundur që qytetarët të përjashtohen nga qeverisja e vendit, që korrupsioni të kontrollojë “ADN-në” e shoqërisë, që të bëhet e pakontrollueshme mënyra e përdorimit të pushtetit nga qeveritarët dhe, ajo çka është më tragjikja, ka bërë të mundshëm që qeverisja autoritare e vendit të superojë, të thyejë, të manipulojë, rregullat demokratike të organizimit politik të shoqërisë, të ekzistencës së saj. Është ky shkaku më i thellë pse sot Shqipëria është jo vetëm në grupin e regjimeve hibride, por ajo karakterizohet të jetë në atë pjesë të këtij grupi që nuk ka tendencë të shkojë përpara, drejt demokracive të plota, përkundrazi, ka tendencë të rrëshqasë prapa, drejt sistemeve diktatoriale të tilla si republikat e ish-Bashkimit Sovjetik: Bjellorusia, Uzbekistani, Turkmenistani. Në një ekzaminim më të hollësishëm, politologët, pa e zhvendosur Shqipërinë nga grupi i regjimeve politikë hibridë ku e ka vendosur ‘Wikipedia’, kanë çdo të dhënë të mjaftueshme për ta klasifikuar atë si një “pseudodemokraci”, si një “demokraci virtuale”, që në thelb do të thotë se jo vetëm që rregullat demokratike superohen nga qeverisja autoritariste e këtij vendi, por ky superim është aq i thellë, aq i vrazhdë, sa institucionet e këtij vendi nuk i ofrojnë opozitës, kundërshtarëve politikë jo vetëm në shoqëri, por edhe brenda partisë prej së cilës origjinon kjo qeverisje, (brenda PD), asnjë hapësirë përmes të cilës të mund të “qarkullojë” pushteti në rrugë institucionale. Përkundrazi, ato bëjnë të mundur që rregullat demokratike të mos jenë gjë tjetër vetëm se një mënyrë e sofistikuar për të legjitimuar drejtimin autokratik të shoqërisë. Në këtë pikëpamje është shumë vonë që Shqipëria të cilësohet si një regjim në një tranzicion demokratik. Thjesht, kjo nuk është e vërtetë, nuk është realiste. Shqipëria sot është një regjim që po plotësohet si autokratik, prandaj qëndrimi ndaj tij nuk mund të jetë ndryshe veçse si ndaj çdo regjimi autokratik tjetër. Shqipëria duhet të ndalet në rrëshqitjen e saj fatale. Të ndalet duke u ndryshuar. Prandaj, Shqipëria ka nevojë sot për ndryshim regjimi, siç kishte nevojë edhe para 20 vjetësh.