Raporti i Marty dhe reagimi patriotik

Kur nje diplomat i rendesishem thote se listat e deputeteve duhen pastruar nga personat nen hetim sepse kjo e demton imazhin e Kosoves dhe kjo nuk ndodh kur individe te dyshuar ose te perfolur per krime apo trafiqe jane perseri aktive dhe pretendojne poste kyce ne drejtimin e vendit kur vota e qytetareve abuzohet e manipulohet atehere jane krijuar te gjitha rrethanat e favorshme qe edhe raporte spekulative si ai i Dick Martyt te merren ne konsiderate nga media serioze
Nga Armand Shkullaku
Raporti i Dick Martyt i dha edhe nje tjeter
mundesi te mire patriotizmit shqiptar per tu shpalosur me gjithe ngjyrat e
tij. Reagimet emocionale me tone patetike pasthirrma e parathirrma mbushen
gazetat dhe televizionet. Nuk mbeti njeri pa reaguar politikane veterane
intelektuale klerike akademike gazetare punetore e fshatare. I gjithe ky
reagim po ta permbledhim me pak fjale konsistonte ne demaskimin e Dick Martyt
si antishqiptar i shitur tek Beogradi racist manipulator etj dhe ne
himnizimin e luftes se UK-se dhe lidereve te saj si dicka e shenjte te cilen
nuk mund ta preke askush. Qe nje raport i tille si ai i hartuar nga zvicerani
mund te provokoje emocione te preke ndjenjen kombetare e te shkaktoje urrejtje
apo zemerim eshte e kuptueshme. Por qe te mbizoterojne vetem keto ndjenja dhe
asnje reflektim apo veprim i ftohte e i arsyeshem kjo eshte e pazakonte.
Menyra se si ne kemi vepruar ne te shkuaren dhe si reaguam ndaj raportit ne
fjale nuk eshte forma me e mire se di duhet te sillet nje shtet. Nje shtet ka
institucione dhe duhet qe ne momente kritike tu referohet atyre dhe jo gjuhes
se emocioneve dhe fjalimeve patetike. Si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove
vete prokuroria mund te kishte nisur hetimet pas akuzave te renda te Carla del
Pontes te kishte ftuar te merrnin pjese ne hetim edhe hetues nga Serbia
eksperte nderkombetare dhe juriste te paanshem dhe ne fund te kishim te benim
me nje ceshtje te trajtuar juridikisht dhe jo me spekullime te pa faktuara me
te cilat po perballemi sot.
Nga ana tjeter vete autoritetet ne Kosove ne vitet e fundit mund te kishin
nisur hetime e te kishin cuar para drejtesise persona qe gjate luftes apo pas
saj dyshohet se kane kryer krime. Po keshtu nese Beogradi pretendon se afro
500 serbe figurojne te zhdukur ne Kosove pala shqiptare duhet te ofronte cdo
lehtesi dhe bashkepunim per te treguar gatishmerine e saj ne zbardhjen e te
gjitha te vertetave dhe krimeve pavaresisht se prej kujt jane kryer. Dhe ne
fund edhe ndaj raportit te Dick Martyt duhej vepruar institucionalisht
nepermjet nje padie profesionale dhe reagimi shteteror serioz. Nese do te ishin
ndjekur hapa te tille sot do te kishim nje dosje te bazuar ne hetime dhe fakte
per te gjitha akuzat e ngritura nje raport te besueshem mbi fatin e serbeve te
zhdukur dhe Dick Martyn duke kerkuar nje avokat te mire.
Keto nuk i kemi. Ne vend te tyre po shohim nje parade patriotizmi qe nuk vlen
si argument per te bindur boten se raporti i Martyt eshte i ndertuar mbi
shpifje. Duke thene se ai punon per Beogradin se eshte i cmendur etj apo se
lufta e UK-se ka qene e shenjte mund te preken emocione te brendshme po nuk
mund te binden reporteret e huaj qe po flasin per Kosoven gati cdo dite ne
mediat boterore. Imazhi i shtetit me te ri gjendet i kryqezuar dhe nuk mund te
shpetohet me fjalime dhe thirrje patriotike nga Prishtina e Tirana por me
fakte dhe prova te qarta qe rrezojne akuzat dhe deshmojne vullnetin e
lidershipit kosovar per tu distancuar nga krimi.
Rasti Dick Marty nxorri ne pah edhe nje tjeter problem qe kemi. Asnje reagim
ndaj raportit nuk niste me fjalen ne por me ai. Ne te gjitha deklaratat kishte
vetem sulme ndaj zviceranit ai dhe vetem ai ishte fajtor per kete kryqezate
ndaj imazhit te Kosoves. Do te kishte qene normale dhe me e pranueshme nga
opinioni boteror nese lideret shqiptare do te pranonin se krime mund te kene
ndodhur dhe se ata jane te angazhuar seriozisht per zbardhjen e tyre. Se
raporti eshte i ekzagjeruar dhe permban plot te paverteta por autoritetet e
drejtesise do ta analizojne ate.
Sulmi i vazhdueshem ne kete rast ndaj nje personi te vetem nuk eshte gjithnje
mbrojtja me e mire. Pala shqiptare duhet te marre edhe disa pergjegjesi mbi
vete dhe sigurisht pastaj te hedhe poshte e te kerkoje llogari per shpifjet e
te pavertetat qe thuhen per te. Por edhe ne kete drejtim eshte bere fare pak
per te mos thene qe eshte krijuar nje terren i favorshem qe akuza te tilla te
zene fare e te mbijne ne mediat boterore. Ato u shfaqen menjehere por jo ne
menyre te papritur sepse prej kohesh Kosova ka treguar mungese vullneti per te
luftuar krimin e korrupsionin per te ndertuar nje drejtesi te pavarur dhe se
fundi per te bere zgjedhje te lira e demokratike. Duket sikur keto nuk kane
lidhje me akuzat qe behen per nje kohe tjeter nuk kane lidhje me trafikun e
organeve te droges apo te armeve...
Ne fakt kane shume lidhje. Nese gjate viteve te fundit ne Kosove do te kishim
patur progres ne luften kunder korrupsionit nese politikane te dyshuar per
krime do te ishin denuar nese do te kishim patur nje qeveri me duar te pastra
dhe se fundi nje proces zgjedhor model raporti i Dick Martyt mund te ishte
shkruar por nuk do te kishte patur kurre jehonen qe gjeti ne mediat boterore.
Kur nje diplomat i rendesishem thote se listat e deputeteve duhen pastruar nga
personat nen hetim sepse kjo e demton imazhin e Kosoves dhe kjo nuk ndodh kur
individe te dyshuar ose te perfolur per krime apo trafiqe jane perseri aktive
dhe pretendojne poste kyce ne drejtimin e vendit kur vota e qytetareve
abuzohet e manipulohet atehere jane krijuar te gjitha rrethanat e favorshme qe
edhe raporte spekulative si ai i Dick Martyt te merren ne konsiderate nga media
serioze.
Nuk ka orkestrime apo skenare per ta armiqesuar Kosoven me boten por proceset
negative mbarsen aq shume sa shperthejne atehere kur nuk e pret dhe ne momentin
me te veshtire. Nese do te kishim nje Kosove qe ecen drejt progresit qe
vleresohet pozitivisht ne raportet e BE me institucione te besueshme dhe
procese politike demokratike akuzat e Martyt do te binin ne vesh te shurdhet.
Tony Blair pati thene ne Prishtine se armiku i Kosoves mund te jete vete
Kosova. Ngjarjet e fundit e sidomos procesi zgjedhor po e deshmojne kete.
Angazhimi serioz dhe vullneti politik per ta ndryshuar gjendjen aktuale jane e
vetmja mundesi per te mbrojtur dhe lartesuar imazhin e Kosoves. Fjalimet
patriotike dhe reagimet emocionale jane per konsum te brendshem dhe prej kohesh
te dala mode.