E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga vala e re e nacionalizmit tek sfidat identitare të BE-së

24-12-2010 / Nga Dominique Moisi*

A mund të jetë bota në pragun e periudhës së ri-renditjes së saj, e ngjashme me atë të eksperimentuar përafërsisht 20 vjet më parë? Në vitet 1990, rënia e perandorisë sovjetike dhe shpërthimi brutal i Jugosllavisë çoi në një rritje të numrit të shteteve të pavarura. Për të ndjekur Lojërat Olimpike ose Kupën e Botës, bota duhet të njohë flamurët e rinj dhe himnet e reja kombëtare.
Tani një valë e re e fragmentimit të identitetit, që përfshin Afrikën e ndoshta dhe Europën, mund të jetë afër. Në janar, një referendum mbi pavarësinë është planifikuar të mbahet në Sudanin e Jugut. Në fakt në qoftë se ai bëhet, ekziston një dyshim i vogël që ai do të çojë në krijimin e një shteti të ri brenda kontinentit afrikan, i pari që nga shpërbërja e Etiopisë në 1993. Somalia, Bregu i Fildishtë e madje dhe Nigeria mund të bëhen shkas për lindjen e shteteve të reja.
Për dekada, kufijtë afrikanë janë denoncuar si punë artificiale dhe arbitrare e oficerëve kolonialë injorantë e cinikë, të cilët kanë kontribuar ne rivalitetet fisnore, në spastrimet etnike, por asnjë, veçanërisht jo organizatorët pan-afrikanë, urojnë ri-përcaktimin e kufijve. Sa më i brishtë dhe më i paqëndrueshëm është ekuilibri, më e domosdoshme është mbajtja e “status-quo”-së.
Kështu, a është gati të hapet një kuti e re e Padorës në Afrikë, duke liruar demonët që duhet të rrinë të mbyllur? Apo është status-quo-ja artificiale që ka bërë gati dhunën të shpërthejë?
Sjellja brutale e regjimit sudanez e bazuar në Khartum e ka çuar evolucionin e vendit drejt ndarjes së pashmangshme dhe legjitime. Tani pyetja kryesore është nëse ndarja do të konsiderohet si një model gjetiu në Afrikë?
Në Bregun e Fildishtë, për shembull, ish-presidenti Laurent Gbagbo frymëzohet nga presidenti autokrat i Zimbabve, Robert Mugabe, i ngjitur në pushtet pas humbjes së tij të qartë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Si rezultat, ndarja e vendit në baza fetare dhe pjesërisht etnike gjatë linjave veri-jug nuk është më e pamendueshme, përkundrazi, po pëlqehet gjithnjë e më shumë.
Prirja drejt fragmentimit të identitetit nuk është vetëm një fenomen afrikan. Shumë afër vendit ku po shkruaj, në Europë, ajo ka ndikim në Belgjikë, e cila duket se dha dorëheqjen për të jetuar me paralizën politike absolute si çmim i mbijetesës së saj. Entropia në Belgjikë e ka trembur Spanjën, Katalonjën, ku zgjedhjet e parlamentit rajonal të nëntorit të shkuar i bënë dalje aleancës së krahut të majtë që kishte dominuar për shtatë vjet në favor të koalicionit ndaj pro-sovranitetit.
Kriza ekonomike ndikon në të gjithë Spanjën, por ashtu si përkrahësit e Ligës së Veriut në Itali, një numër i rëndësishëm katalanasish po fillojnë të kundërshtojnë karakterin e tyre serioz e punëtor dhe suksesin relativ të “përtacëve spanjollë”. Pse duhet të punojnë për ata? Sigurisht, një numër në rritje i gjermanëve flet rreth pjesës së Europës ashtu siç flasin katalanasit për spanjollët.
Sigurisht që Europa nuk është Afrikë, ku dhuna dhe dëshpërimi janë mjetet e fragmentimit. Në Europë sot, nëse ka dhunë, është vetëm e natyrës ekonomike, por ndërsa kriza ekonomike insiston – dhe ndoshta përkeqësohet – ne mund të jemi dëshmitarë të shpërthimeve të mëtejshme të populizmit dhe nacionalizmit që mund të përkthehen si një valë e re e fragmentimit.
Një Europë me 27 shtete është mjaft e vështirë për t’u menaxhuar. Bashkimi Europian, i  cili ndodhet në mes të një krize të thellë identiteti, nuk ka nevojë për shtete të reja, por më tepër ide të reja dhe një histori të re - një ndryshim cilësor, jo sasior. Sigurisht, ai mund të ëndërrojë, si disa dikur, për “Europën e Rajoneve” të bazuar në modelin e qytet-shteteve të Italisë së Rilindjes.
Sociologu amerikan, Daniel Bell, dikur i shkëlqyer ka thënë se shteti është mjaft i madh për problemet e vogla dhe mjaft i vogël për ato të mëdhatë. Në një moshë globale, “kombi” merr një formë më të fuqishme të mbrojtjes së identitetit, vetëm si “shteti”, duke ndjekur krizën e kapitalizmit financiar perëndimor, që në ditët e sotme duket më i fortë se një “treg” i destabilizuar nga ekseset e tij.
Në të njëjtën kohe, kërkimi i identitetit disa vende po i çon drejt fragmentimit, ndërsa të tjerë drejt horizonteve neo-imperiale. Secili reflekton të njëjtën logjikë. Natyra perandorake e identitetit të Rusisë, për shembull, është shumë e ngurtësuar. Dhe Turqia, e inkurajuar nga fuqia e vakumit rreth saj, si dhe nga rezistenca kokëfortë e shumë anëtarëve të BE për të pranuar Turqinë në “Klubin e tyre të krishterë”, po fillon të mendojë në aspektin neo-otoman. Traditat perandorake asnjëherë nuk zbehen plotësisht.
Ndoshta një ditë njerëzit do ta shohin dekadën e parë të shekullit XXI si vazhdimin logjik të dekadës së fundit të shekullit XX. Nëse do ndodhë kështu, e jona do të jetë një epokë e denjë e studimeve të kujdesshme, një moment kur bota ishte në mesin e një procesi të vështirë dhe të pasigurt ri-përbërjeje.

Dominique Moisi është autori i sprovës së famshme “Gjeopolitika e Emocioneve”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›