E Shtunë, 31 Tetor 2026

2010 nga kutia ne kuti ne mes liberalizimi i vizave

Nje permbledhje nuk eshte asnjehere e mjaftueshme per te dhene punen e nje viti. Ndonjehere kur behet moti permbledhjet behen thjesht per force zakoni njefare kalendari qe ecen pas si gaforrja per te nxjerre nga kutite kaq te perfolura ne 2010-n ate qe nje apo nje grup njerezish shohin si stacione kalendarike te vitit qe lame pas.

Kujtesa qe ju propozojme ne faqet ne vijim nuk sjell vetem nje riperseritje te ngjarjeve te 2010-s te para me syrin e Standard por edhe nje perzgjedhje te subjekteve me interesante mbi te cilat ne kemi punuar. Nese do ta shkruanim politikisht do te kishim nje vit qe fillon me kuti dhe qe po mbyllet me kuti edhe pse zor se gjen shqiptare qe te mendojne sot se keto jane apo kane mbetur argumenti me i rendesishem i vitit ne mos mund te thone nje pjese qe asnjehere nuk u ngriten per te qene argumenti i dites me gjithe perpjekjet qe ne fund rezultuan artificiale terheqja pa kushte e opozites nga hapja e kutive per ti shnderruar ato ne nje refren.

Sidoqofte politika ka zene me shpesh ballinat e gazetave pa dyshim edhe tones duke qene keshtu ne vetvete edhe argumenti me i rendesishem per te cilin kemi folur. 2010-a nga kjo ane politika ka qene nje vit konfliktesh perplasjesh dhe dhune verbale por megjithekete edhe kjo e fundit ka pasur pikat e saj kulmore qe perkujtohen ne kete suplement permbledhes. Viti qe filloi me bojkot kulmoi me Krokodilin dhe dalja nga greva e urise e opozites e u vulos nga liberalizimi i vizave qe njekohesisht shenon piken kulmore te nje 2010-e plot ngjarje. Ndoshta ngaqe kjo e fundit liberalizimi i vizave eshte mjaft afer me fundin e vitit duket sikur perseritja e saj nuk eshte se na sjell shume ne mend pasi pak e kane harruar ate por ne po e shenojme te paren pasi nuk mund ne asnje menyre ti behet bisht ngjarjes me te rendesishme te vitit.

Nga ana tjeter jane nje mori gerricjesh po i zbusim politike qe mbeten pa u permendur ne kete tekst apo ne ato qe vijojne prej te cilave ne kemi zgjedhur te shtypim se dyti per ju vendimin per shembjen e Piramides se diktatorit. Per ironi vendimi per shembjen e ngrehines qe edhe pse nga nje ane ka mbetur e pakuptimte thirri krah vetes ne mbrojtje mjaft njerez perfshi edhe kreun e opozites vjen ne te njejten periudhe kur shqiptaret kujtuan 20-vjetorin e levizjeve te viteve lsquo90. Nje perkujtimore e perfshire brenda permbledhjes se ketij viti me ngjarjet e korrikut ato te dhjetorit dhe ndoshta shume momente te tjera.

Ecja jone pas perfshin nga ana tjeter edhe nje mori shkrimesh speciale e dosje te qemtuara ne arkiva qe kane nxjerre ne pah te reja te nje kohe te shkuar apo thjesht kane perforcuar e sjelle fakte per momente te caktuara te historise.

Te ulesh dhe te qemtosh ne nje vit pune qe ka normalisht ulje dhe ngritje qe ka pjese te mira dhe te keqija nuk behet thjesht per te realizuar nje permbledhje. Synimi i kesaj me shume eshte te sjelle ne mendje gjera dhe ngjarje qe ne i mendojme si mjaft interesante apo me shume si pika kulmore te nje pune qe zgjat nje vit ketu flasim per suplementin javor te Standard. Normalisht mjaft shkrime do te mbeten jashte shume prej tyre jane te dashura per ne e ndoshta edhe per disa lexues qe duke pare kete permbledhje mund te kerkojne pikerisht ato histori te shkruara sipas midese se tyre por hapesirat jane te tilla qe duhet te kufizohemi ne kete perzgjedhje nga e cila ne besojme se kemi nxjerre nga kutite e mbyllura here pas here gjate nje viti shkrime dhe ngjarje qe ia vlen te mos i djegesh.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›