Raporti i OKB për Kosovën: Situata relativisht e qetë, por potencialisht e ndjeshme

Uashington, 16 janar, NOA - Sekretari i
përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bak Ki Mun, në një raport që
i ka dorëzuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me misionin
e OKB-së në Kosovë, ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë
është relativisht e qetë, por potencialisht e ndjeshme.
Ndër të tjera, ai u ka bërë ftesë Serbisë dhe
Kosovës, që të gjejnë mënyra për lënien anash të çështjes së statusit dhe të
angazhohen në interes të vazhdimit të bashkëpunimit rajonal.
Kërkoj fleksibilitet në vazhdimin e përmbylljes së mënyrës së punës lidhur me
pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë dhe në forume,
që është esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe për stabilitetin
afatgjatë në rajon, thuhet në raportin më të ri që Ban Ki Mun i ka dërguar.
Në kë raport citohet më tej edhe fakti se raportet e UNMIK-ut me autoritetet e
Kosovës janë përmirësuar.
Kjo pasi thuhet se më parë ishin shënuar
kontakte të kufizuara me përfaqësuesin e UNMIK në Kosovë, Lamberto Zanier.
n.e/NOA