E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OKB-së: 187 të vdekur nga përmbytjet në Afrikë

Ka shkuar në 187 të vdekur bilanci i përmbytjeve që kanë goditur Afrikën Lindore që prej muajit qershor, ndërkohë që janë 600 mijë personat e goditur nga koha e keqe.         

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e OKB-së për koordinimin e punëve humanitare.

Vendet me numrin më të madh të viktimave janë Sierra Leone me 103 viktima  dhe Gana  me 24, ndërsa popullsia më e goditur është ajo e Senegalit dhe Burkina Fasos.

Ndërkohë që dëmet në bujqësi dhe infrastrukturë janë të pallogaritshme.

Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur një varg përmbytjesh në kontinentin afrikan si pasojë e motit të keq.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›