“Obama lidership i paqes në Lindjen e Mesme”
Ky është konkluzioni i shefit të diplomacisë italiane, Franko Fratini, i cili komenton takimin e djeshëm ndërmjet Obamës, kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe liderit palestinez Mahmud Abas. Ministri i Jashtëm italian e cilësoi shumë pozitiv takimin, dhe siguroi se Evropa do të mbështesë përpjekjet e Obamës.