Ahmedinexhad: Nëse SHBA ndryshon, do të jetë vend mik
Deklarata e liderit të Iranit është botuar sot nga e përditshmja izraelite “Haaretz”. Ahmedinexhadi deklaroi se në takimin e programuar më 1 tetor, me grupin 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani), Irani pret një diskutim të hapur për çështjet bërthamore, por nuk është i interesuar të diskutojë presionet për ndërprerjen e programit bërthamor, që sipas tij nuk ka qëllime ushtarake.
"Irani do të kërkojë zhvillimin e një programi ndërkombëtar për çarmatimin bërthamor dhe mundësi më të mëdha impenjimi në fushën e energjisë bërthamore për qëllime paqësore nga ana e vendeve të tjera", deklaroi Ahmedinexhad.
Sipas presidentit iranian, nëse presidenti Obama do të bëjë "ndryshime të mëdha në politikën e vendit të tij ndaj Afganistanit, Irakut dhe Lindjes së Mesme, Irani do të jetë një vend mik".