Raporti i OKB-së: Reduktimi i ndotjes së klimës i pamjaftueshëm’

Bota, veçanërisht vendet më të pasura me ndotje të karbonit, mbeten “shumë prapa” dhe nuk po bëjnë aq sa duhet për të arritur ndonjë nga qëllimet globale që kufizojnë ngrohjen e ardhshme , thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Ky mosveprim do të thotë përpjekjet për të mbajtur ngrohjen globale brenda normave është shumë larg. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se angazhimet globale dhe kombëtare për klimën po dështojnë shumë keq.
“Ne po shkojmë drejt një katastrofe globale”
Në vend që të kufizohet ngrohja në 1.5 ose 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale si pjesë e synimeve globale të vendosura nga marrëveshja e Parisit e vitit 2015, mënyra se si po vepron bota tani ngrohja do të arrijë në 2.8 gradë deri në vitin 2100, thuhej në raportin e OKB-së.
Premtimet konkrete të vendeve do ta ulnin atë në 2.6 gradë nuk janë mbajtur dhe tashmë bota është ngrohur me 1.1 gradë që nga koha para-industriale.
Në 10 ditë, negociatat vjetore ndërkombëtare të klimës do të fillojnë në Sharm El Sheikh, Egjipt, dhe në prag të konferencës së Kombeve të Bashkuara, disa raporte nxjerrin në pah aspekte të ndryshme të betejës botërore për të frenuar ndryshimet klimatike.
Kombet e G20-ës, vendet më të pasura, janë përgjegjëse për 75% të ndotjes së nxehtësisë. Raporti tha se “anëtarët e G20 janë shumë prapa në përmbushjen” e premtimeve të tyre për të reduktuar emetimet.
/rtsh.al/