E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç së shpejti viziton Maqedoninë

Sipas mediave proqeveritare maqedonase të cituara nga “Ina”, ai është ftuar nga autoritetet e Shkupit me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Betejës së ashtuquajtur të Kumanovës, e cila njihet si beteja që shënoi fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Ceremonitë e shënimit të kësaj date si dhe takimet me kreun e lartë shtetëror janë pjesë të agjendës së presidentit serb Nikoliç. Qeveria e Maqedonia ka përgatitur ceremoni të posaçme dhe ngritja e një përmendore për shënimin e kësaj ngjarje.

                                                                                             2012-09-20 10:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›