Raporti i OSBE-ODHIR, Rama: Jo më zgjedhje me ketë KQZ e Kolegj
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se raporti i OSBE/ODHIR, nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe i drejtpërdrejtë sipas tij, për sa i përket zgjedhjeve të 8 majit në vend.
Nëpërmjet një editoriali të bërë publik për mediat, kryesocialisti Rama reagoi për raportin e OSBE/ODHIR, i cili i referohet mbajtjes së zgjedhjeve vendore në vend.
“Raporti i ODHIR-it s’ka qenë asnjëherë më i qartë dhe i drejtëpërdrejtë. Gjithshka që publiku ka parë vetë, me sytë e tij, në zgjedhjet dramatike të Tiranës, dhe që ne kemi pretenduar pas numërimit që na nxorri fitues, gjen konfirmim të plotë në qëndrimin e arbitrit ndërkombëtar”!,- nënvizoi Rama.
Duke falenderuar ndërkombëtarët për mbështetjen dhe punën e tyre, kryetari i opozitës thekson se ky raport konfirmon mungesën e standarteve dhe rolin negativ të KQZ dhe Kolegjit.
“Ndërsa ky raport përfundimtar jo vetëm konfirmon gjithë sa misioni i drejtuar nga Jonathan Stonestreet ka shkruar në raportet e ndërmjetme, por edhe e plotëson tablonë e zgjedhjeve të 8 majit me qëmtime që s’lënë asnjë ekuivok për mungesën e standarteve dhe rolin negativ të KQZ e të Kolegjit Zgjedhor”,- deklaroi Rama.
Sipas liderit të opozitës, në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje në Shqipëri.
“Minimalisht me këtë KQZ dhe këtë Kolegj Zgjedhor s’mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Sikundërse zgjedhjet nuk mund të bëhen as me këto lista, që votën e emigrantëve ia lënë në dorë pushtetit për ta përdorur në interes të tij. Këtë nuk e themi më vetëm ne, opozita e dëmtuar rëndë nga veprimtaria brutale e këtyre dy institucioneve, po e thotë shkoqur arbitri ndërkombëtar”,- theksoi kreu i PS-së.
Kryesocialisti Rama, duke theksuar se nuk ka asnjë pendesë për rrugën që ka ndjekur opozita, bën me dije edhe hapat e mëtejshme që do të ndërmarrë opozita, për reformimin e Kodit Zgjedhor.
“Nuk kam asnjë pendesë për qasjen tonë paqësore ndaj procesit, për rrugën ligjore që ndoqëm deri në fund, për mosnxitjen e dhunës kur një dorë zullumqarësh të veshur me toga të zeza vulosën me vendim gjykate grabitjen e dhunshme të mandatit tonë për Tiranën. Ashtu sic nuk kam asnjë dyshim në domosdoshmërinë e kursit tonë të ri politik, të betejës sonë parlamentare për të reformuar Kodin Zgjedhor bazuar mbi të gjitha konstatimet e rekomandimet e raportit të ODHIR-it”,- vijon më tej Rama.
"Natyrisht ne kemi detyrën tonë dhe të jemi në krye të detyrës me të gjithë forcën që na jep e drejta që kemi me vete, për të mos lejuar të përsëritet më kurrë ajo që ndodhi me zgjedhjet dhe që sot nuk është më vetëm një bindje e opozitës, po edhe e të gjithë komunitetit ndërkombëtar",- përfundon editorialin e tij , kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Reagimi i plotë i kreut të PS-së OSBE-ODIHR: Zgjedhjet e 8 Majit pozitive, por tepër të polarizuara Raporti i OSBE-ODIHR, Berisha: Frymëzim për zgjedhjet e ardhshme Raporti i OSBE/ODIHR, LSI: Objektiv, të nisim reformën zgjedhore