Vrasje me armë zjarri në Tiranë, policia nis hetimet

Një vrasje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e ditës së martë në Tiranë. Sipas burimeve për “Ora News”, mësohet se vetëm pak minuta më parë, është shtënë mbi një person, ndërsa publikohen disa detaje.
Bëhet e ditur se viktima është Paulin Marku, 31 vjeç nga Puka dhe se i riu ishte duke udhëtuar me një motocikletë ndërsa është qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, tashmë ka nisur nga hetimet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje të rëndë. Pista kryesore dyshohet se mund të jetë një hasmëri.