EULEX aktakuza lidhur me kercenimet ndaj gazetares

EULEX-i ka ngritur aktakuza kunder pese punonjesve te gazetes se perditshme Infopress me seli ne Prishtine perfshire botuesin e saj Rexhep Hoti dhe kunder kryetarit te komunes se Skenderajt Sami Lushtaku per sic thuhet kercenime serioze dhe shpifje kunder nje gazetareje ne Kosove.
Akuzat kane te bejne me shkrimet e qershorit te vitit 2009 qe pasuan nje emision te Rrjetit Ballkanik per Gazetari Hulumtuese mbi njeren nga komunat e Kosoves qendrore.
Drejtuesja e ketij rrjeti ne Kosove Jeta Xharra pohoi te jete kercenuar edhe me vdekje gjate nje fushate qe nxiti reagime te shume organizatave vendase e nderkombetare.
Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Kosoves nepermjet nje komunikate e ka pershendetur ndonese e quan te vonuar ngritjen e akuzave nga EULEX-i duke i bere thirrje ketij te fundit per gjykim te drejte dhe transparent.
Ne komunikaten e saj shoqata e gazetareve ngre shqetesimin se autoritetet vendase te drejtesise hezitojne te ndermarrin hetime per raste te kesaj natyre.
Kjo eshte hera e pare ne Kosove qe prokuroret ngrene akuza per kercenime ndaj gazetareve.