Mirdite vellai vret vellane

Krimi brenda familjes shkakton një tjetër viktimë. Kësaj rradhe bëhet fjalë për një rast të ndodhur në komunën Fan të Mirditës, ku një shtetas ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij. Sipas informacionit paraprak nga policia, bëhet e ditur se Lekë Tuçi, ka qëlluar për vdekje vëllanë Agustin Tuçi, në shtëpinë e tij.
Autori i krimit nuk është larguar më pas nga banesa, por ka preferuar të qëndrojë atje i armatosur, deri në mbërritjen e forcave të policisë dhe forcave speciale të RENEA-S. Ndërhyrja e këtyre forcave ka sjellë edhe arrestimin e shtetasit Lekë Tuçi. Shkaqet e kryerjes së krimit kanë mbetur ende të paqarta, por dyshohet se autori I tij, të jetë person me të meta mendore