E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OSBE-ODIHR, Ambasada e SHBA: Tregoi mangësi në zgjedhje

Ambasada Amerikane ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Ambasadës Amerikane raporti i OSBE-ODIHR identifikoi mangësi, lidhur me numërimin dhe regjistrimin e votave, por edhe me anshmërinë e medias për partitë kryesore politike. "Po ashtu , ODIHR nxjerr në pah veprime dhe presione problematike nga partitë politke dhe qeveria gjatë fushatës elektorale", thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Ambasada Amerikane vlerëson përmirësime në kuadrin ligjor dhe regjistrimin e votuesve në zgjedhjet parlamentare.
Ambasada amerikane, në deklaratën e saj, thekson se nxit qeverinë shqiptare dhe partitë politike shqiptarë që të shfrytëzojnë raportin e OSBE-ODIHR për të përmirësuar zgjedhjet e ardhshme.
Raporti i OSBE-ODIHR vlerësoi se zgjedhjet e 28 qershorit shënuan arritje, por jo standarde.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›