Irak, sulmohet zona ndërkombëtare në Bagdad
Zona më e fortifikuar që njihet ndryshe si zona ndërkombëtare më e sigurtë në Bagdad, është tronditur nga sulme të ashpra së fundmi, në një kohë që pritet që zëvendës presidenti amerikan Joe Biden të zhvillojë në Irak një vizitë zyrtare. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i ministrisë së Brendshme i cili ka pohuar lajmin për CNN. "Famirësisht burimet informojnë se Biden nuk është lënduar, tregon për "CNN", Kris Lawrence, i cili po udhëtonte me zëvendëspresidentin gjatë kohës që ndodhën sulmet. Në këtë zonë gjenden ambasadat e huaja, shumë godina të ndërkombëtarëve, por edhe të qeverisë lokale. Sipas dëshmitarëve 4 sulme me bomba kanë goditur zonën e sigurisë së lartë të mërkurën. Ende nuk është e qartë se çfarë armësh janë përdorur, dhe nëse zëvendës presidenti amerikan ndodhej në zonën e sulmuar në kohën e atentateve, pasi për arsye sigurie personat dhe gazetarët që udhëtojnë me presidentin, nuk lejohen të raportojnë nga vendi i ngjarjes. Vizita e Biden-it në Irak u raportua nga të gjitha mediat irakene. Biden ndodhet në Irak për t'u takuar me udhëheqësit e vendit dhe për të vizituar trupat amerikane, informoi zyra e tij e shtypit. Deri tani nuk ka të dhëna për viktima.