Raporti i Policisë së Shtetit mbi rrugët e bllokuara
Situata problematike për shkak të motit të keq vijon në zonat malore të vendit, sidomos në veri. Një ortek ka bllokuar aksin Fushe Arrëz- Mirditë ndërkohë që një tjetër ortek ka lënë pa banësë këto ditë të acarta një familje në Kelmend. Nëpërmjet një komunikate për shtyp Policia e Shtetit, lajmëroi mëngjesin e sotëm për gjendjen aktuale të rrugëve në Shqipëri. Policia ndër të tjera i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese, përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Ja panorama e akseve problematike në vend.
Akse të Bllokuara
Qarku Elbasan
Rruga Elbasan-Librazhd-Bulqizë, përkohësisht e bllokuar, punohet për lirimin e aksit
Qarku Kukës
Akset B.Curri-Qafë Morinë, B.Curri-Fierzë, B.Curri-Valbomë, të pakalueshme
Akset Krumë-B.Curri, Krumë-Qafë Prush,
të pakalueshme
Akset Shënmri-Qafë Shllak, Topajan-Shishtavec, të pakalueshëm
Qarku Dibër
Aksi Ujmish-Lusen-Brushticë-Kala e Dodës, në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm
Aksi rrugor Peshkopi-Sllovë-Kala e Dodës, në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm
Akset Ostren-Stëblevvë-Librazhd dhe Aras-Lurë të pakalueshme
Qarku Shkodër
Aksi Fushë Arrëz-Gjegjan-Shpal, i pakalueshëm pasi një ortek ka rënë në rrugë
Akset Bogë-Theth, Selcë-Vermosh, Dukagjin-Qafë Mali-Dardhë-Fierëz, Fushë-Arrëz-Iballë, të pakalueshme
Qarku Mirditë
Fshatrat e thellë të Mirditës janë të gjithë të bllokuar
Rrugët e kalueshme vetëm me zinxhirë
Qarku Kukës
Autostrada Morinë-Kalimash
Rruga kombëtare Kukës-Krumë
Rruga Kukës-Topojan
Qarku Dibër
Rruga kombëtare Peshkopi-Bulqizë-Klos
Aksi rrugor Bulqizë-Shupenzë-Ostren
Aksi Krastë-Bulqizë
Aksi Peshkopi-Muhur-Aras
Qarku Shkodër
Koplik-Razëm kalohet vetëm me zinxhirë
Qarku Korçë
Akset Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Voskopojë kalohen me zinxhirë
Aksi Korçë-Ersekë-Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë
Qarku Gjirokastër
Rruga Përmet-Çarshovë, e kalueshme vetëm me zinxhirë
Shkrime të tjera me interes:
- Dëbora mban të bllokuar Shqipërinë Dëbora në vend vazhdon të mbajë të bllokuara akse dhe...
- Ulja e temperaturave, Policia: Ja akset problematike Tiranë – Parashiket e Shërbimit Sinoptik për rënie të temperaturave...
- Rikthehet acari, komunat e thella mes izolimit dhe mungesës së energjisë Rikthimi i temperaturave nën zero gradë ka risjellë edhe problematikën...