Raporti i Rreziqeve Globale 2023, problemet më serioze globale me të cilat mund të përballemi vitet e ardhshme

Fatkeqësitë natyrore, ngjarjet ekstreme të motit dhe dështimi për të trajtuar në mënyrë efektive krizën klimatike janë ndër 10 rreziqet kryesore globale, sipas Raportit të Rreziqeve Globale 2023 të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Vicki Owen, eksperte e strategjisë së përmbajtjes dhe qëndrueshmërisë së Schroders, duke analizuar raportin, vlerëson se në krye të listë, do të jetë kostoja e jetesës, e ndjekur nga fatkeqësitë natyrore, ngjarjet ekstreme të motit dhe përballjet gjeoekonomike.
Vlen të theksohet se 5 nga 10 rreziqet janë mjedisore, tre sociale, një teknologjike dhe një gjeopolitike.
10 rreziqet kryesore gjatë dy viteve
- Kosto e lartë e jetesës
- Fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet ekstreme të motit
- Përballjet gjeoekonomike
- Mos adresimi i krizës klimatike
- Erozioni i kohezionit social dhe polarizimi social
- Manifestimi i problemeve mjedisore në shkallë të gjerë
- Dështimi për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike
- Përhapja e gjerë e krimit dhe mungesa e sigurisë kibernetike
- Shkarkimi i burimeve natyrore
- Migrimi i pavullnetshëm në shkallë të gjerë
10 rreziqet kryesore në 10 vjet
- Mospërballja me krizën klimatike
- Dështimi për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike
- Fatkeqësitë natyrore dhe dukuri ekstreme të motit
- Humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemeve
- Migrimi i pavullnetshëm në shkallë të gjerë
- 6. Shterimi i burimeve natyrore
- Erozioni i kohezionit social dhe polarizimi
- Përhapja e gjerë e krimit dhe mungesa e sigurisë kibernetike
- Konfrontimet gjeo-ekonomike
- Manifestimi i problemeve mjedisore në shkallë të gjerë/ CNN
/rtsh.al/