Raporti i SHBA: Korrupsioni qeveritar, problem serioz
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin e vitit 2009 për të Drejtat e Njeriut
Qeveria amerikane ka folur me gjuhën më të ashpër për Tiranën zyrtare në raportin më të fundit për gjendjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Kësaj radhe, korrupsioni, i kritikuar thuajse në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve, ka emër. “Korrupsioni qeveritar është një problem serioz dhe i pazgjidhur”, - thuhet në raportin që përfshin vitin 2009, i cili u publikua dje. Në 21 faqet e këtij dokumenti, i përgatitur nga ekspertët e Departamentit Amerikan të Shtetit, “certifikohen” standardet e arritura në fushën e zgjedhjeve, pronësisë, Gjyqësorit, minoriteteve, kushteve në paraburgim, sjelljen e policisë etj. Duke u referuar te raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it vihet theksi te numërimi keq dhe shumë keq i 22 prej 66 qendrave të numërimit, apo “përshpejtimi në dhënien e vendimeve nga Kolegji Zgjedhor”. Kritika adresohen edhe për Gjyqësorin, ku veçohet fakti se dy ministrat të vënë në akuzë për shpërdorim detyre, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu, nuk e përfunduan procesin për shkak të afateve dhe rimandatimit të tyre. Një tjetër konstatim kritik është edhe trafikimi i qenieve njerëzore, ku Shqipëria konsiderohet vend burimi.
Zgjedhjet
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga përfaqësia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë, raporti për gjendjen e të Drejtave të Njeriut për vitin 2009 në Shqipëri adreson kritika tejet të ashpra, sidomos për qeverinë shqiptare. Ndër ngjarjet kryesore ku është fokusuar raporti, janë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. DASH thekson se misioni i ODIHR-it nuk gjeti të dhëna për parregullsi gjatë numërimit ose manipulim të rezultatit dhe po ashtu nuk gjeti parregullsi të mëdha në këto qendra. Opozita i kundërshtoi këto konkluzione, në dukje kontradiktore, të vlerësimit të ODIHR-it. Raporti thekson se procesi i apelimit paszgjedhor u zhvillua në mënyrë profesionale. Rezultatet përfundimtare të ndarjes së vendeve në Parlament u pranuan me votë unanime nga të gjithë anëtarët e KQZ-së. Megjithatë, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, mbulimi i zgjedhjeve nga shtypi ishte dukshëm në favor të dy partive kryesore politike, PS dhe PD, duke lënë mënjanë partitë e vogla. Po ashtu, qeveria shfrytëzoi ngjarje zyrtare, përfshirë përurimin e projekteve publike për qëllime elektorale. Pati akuza të shumta, disa prej të cilave janë provuar, se ka pasur trysni për të ndjekur mitingjet e PD-së dhe kërcënime për pushim nga puna në të kundërtën. Ndonëse më rrallë, thuhet në raport, edhe kryetari i Partisë Socialiste shfrytëzoi ngjarje zyrtare si kryetar bashkie për qëllime elektorale. Ndër pikat shqetësuese është edhe roli i medias gjatë procesit zgjedhor, ku konstatohet njëanshmëri në raportim, ndërhyrje në politikat editoriale, censurën nga botuesit dhe redaktorët, si dhe fenomenin e autocensurës. Ndërsa në lidhje me dy krimet e ndodhura para 28 qershorit, ku mbetën të vrarë deputeti socialist Fatmir Xhindi dhe aktivisti i PDK-së, Aleks Keka, theksohet se nuk ka ende informacione për ndërhyrje të qeverisë në lidhje me ngjarjet, por procesi hetimor ende nuk ka mbaruar.
Korrupsioni dhe Gjyqësori
“Korrupsioni qeveritar është një problem serioz dhe i pazgjidhur”, - thuhet në hyrje të raportit. Ky është konstatimi më i qartë për përcaktimin e sferës së korrupsionit, ndonëse përmendet edhe fenomeni në fusha të tjera, si Gjyqësori, Policia, Arsimi etj. Uashingtoni zyrtar thekson se me gjithë masat e marra duke arrestuar zyrtarë të nivelit vendor apo qendror të qeverisë, “korrupsioni mbetet një pengesë e madhe për qeverinë në realizimin e reformave tërësore”. Raporti i bën një skaner të detajuar edhe Drejtësisë në vend. “Kushtetuta ofron garanci për një gjyqësor të pavarur, megjithatë, presionet politike, ndërhyrjet, korrupsioni i shpërndarë gjerësisht dhe burimet e kufizuara, disa herë e shmangin Gjyqësorin nga mënyra e të funksionuarit si i pavarur dhe efecient”, - thuhet në këtë raport. Sipas tij, edhe në proceset gjyqësore ndaj dy ish-ministrave, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu, procesi u ndërpre për shkak të imunitetit të tyre. Në mënyrë të veçantë, raporti ndalohet në procesin gjyqësor për Gërdecin dhe procedurat gjyqësore ndaj tyre.
Ndër problemet e theksuara në raport është edhe trafikimi i qenieve njerëzore, kryesisht grave dhe fëmijëve. Shqipëria vazhdon të mbetet një vend origjine i trafikut.
Në situatën politike dhe të drejtat e njeriut, mbeten problem diskriminimi kundër grave, fëmijëve (duke theksuar rastin e përdorimit të fëmijëve në punë, në Gërdec), personave homoseksualë dhe minoriteteve.
Pak javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për Narkotikët, ku vuri theksin në faktin se imuniteti i zyrtarëve të lartë po bëhet pengesë në hetimin e rasteve të korrupsionit. Po ashtu u konstatua se Shqipëria vazhdon të mbetet vend tranzit për heroinën që prodhohet në Afganistan dhe kalon në Perëndim përmes Shqipërisë. Një tjetër raport që u publikuar nga DASH në fillimin e këtij viti ishte ai për të besimet fetare, ku si përherë, ndër problemet që nxirren në pah është edhe ai i kthimit të pronave të komuniteteve fetare. Përmes një sërë raportesh me periodicitet 1-vjeçar, SHBA vlerëson standardet e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut në çdo vend.
12 Mars 2010